-U tha në Opinion

‘Opinion’ thyen rekordin e audiencës me emisionin për fëmijët në nevojë

               Publikuar në : 20:47 - 08/06/18 |
Gerta

Këtë javë emisioni ‘Opinion’ ka patur rekord audience, e kjo sepse ai i kushtoi një vëmendje të madhe, për disa ditë me radhë në një spot të anonçuar 6 vajzave jetime nga Kukësi të cilat jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Duket se edhe këtë javë kjo temë ka ‘thyer’ audiencat, duke marrë vëmendje maksimale nga ana e publikut.

***

Mbrëmjen e të martës në një emision special, ‘Opinion’ trajtoi rastin e 6 vajzave jetime nga Kukësi të cilat jetonin të braktisura dhe në varfëri totale.

Veç rastit të tyre në ‘Opinion’ u transmetuan edhe 3 raste të familjeve të tjera në nevojë dhe që jetonin në skamje. Gjatë emisionit u kërkua kontributi i qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë të gjitha rasteve.

I ftuar në këtë emision ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili foli përball një paneli jo të zakontë për varfërinë në vend dhe zgjidhjet që do japin autoritetet shtetërore. Audienca maksimale atë mbrëmje është shënuar në orën 23:24 me 54.4%, por edhe audienca mesatare ka qenë sërish në shifra të larta  44.3%.

 

Të mërkurën në mbrëmje në ‘Opinion’ u fol për rënien historike të kursit të euros. Duket se temat ekonomike gjejnë më pak vëmendje tek publiku pasi të mërkurë në mbrëmje emisioni Opinion shënoi një audiencë mesatare prej 29.7%, ndërsa ajo maksimale ishte 35.4%.

 

Mbrëmjen e të enjtes në emisionin ‘Opinion’ ishte i ftuar Lulzim Basha – Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Lulzim Basha, të enjten, ka folur në lidhje me lajmet për survejimin nga struktura të Policisë së Shtetit. Po ashtu Basha paralajmëroi “një surprizë e madhe”, për të cilën nuk ka pranuar të shpjegojë se për çfarë bëhet fjalë. Audienca maksimale të enjte ishte 36.9% ne orën 21:44 dhe ajo mesatare 30.1%.

Ajo që vihet re është se audienca ka patur jo vetëm sensibilizim, por edhe vëmendje të madhe në rastin e trajtimit të temave sociale në Opinion, të cilat mesa duket këtë herë e ‘mundën’ politikën./Gerta Zaimaj-opinion.al

Rastet e familjeve në nevojë, që u transmetuan në Opinion.

Pas