-Sociale, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Opinion/ Ku informohen më shumë njerëzit, në median tradicionale apo moderne?

fevzo

Në emisionin Opinion janë publikuar disa të dhëna tepër domethënëse për informimin e njerëzve në botë dhe në Amerikë.

audienca

Këto të dhëna kanë treguar se qytetarët amerikanë janë informuar më së shumti për zgjedhjet në televizionet kabllore (24%), që janë televizione të specializuar për informacionin. Pas TV kabllore vendin e zënë mediat sociale (14%), të cilat gjithmonë e më shumë po kthehen në referencë për informimin e individëve. Në po të njëjtën përqindje janë edhe televizionet lokale. Pas televizioneve lokale 13% qytetarëve amerikan për zgjedhje janë informuar në median on line, pra në webe.

kohaa

Po ashtu disa të dhëna të tjera flasin për mënyrën e informimit dhe shpërndarjes të njerëzve në te gjithë botën, dhe raportet e informimit të tyre mes mediave tradicionale dhe atyre moderne. Sipas të dhënave 23% e qytetarëve në botë informohen pikërisht ne televizionin tradicional. 15% në mediat social, 10% në radiot tradicionale dhe 10% nga ana e mediave on line.

Nga të dhënat del se informimi i njerëzve është shpërndarë afërsisht njësoj mes mediave tradicionale dhe atyre moderne, ndryshon me përqindje të vogla. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko