-Destinacione, -Turizëm, -U tha në Opinion, Te Fundit, Travel

Opinion/ Ja çfarë pëlqejnë turistët e huaj më shumë në Berat

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është duke u diskutuar për turizmin në Shqipëri dhe çfarë ju ofrojmë ne të huajve.  E ftuar si pjesë e panelit Alma Spathara është shprehur se Beratin e vizitojnë më tepër të huajt, ajo tha se shumica e vizitorëve dhe turistëve janë nga rajoni por edhe më gjerë nga Europa, si italian, polonezë,austriakë apo edhe francezë.

Alma Spathara është shprehur se gjëja që turistët pëlqejnë më tepër është mikpritja dhe ushqimet, sipas saj një nga destinacionet e preferuara të turistëve është Mali i Tomorrit.

Kujtojmë që tradicionalisht në Berat turistët ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shplodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.

Degë më e zhvilluar e turizmit deri më tani ka qenë punime të artizanatit. Artizanati, për qytetin është një vlerë e trashëguar e cila mirëmbahet edhe sot në Berat në disa gjini, si: gdhendje ne dru qëndistari, punime ne argjend dhe ne metale te tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative me gur.

Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. /opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko