-U tha në Opinion

Opinion/ Godole: Filmat e realizuar në komunizëm nuk kanë asnjë vlerë artistike

               Publikuar në : 22:57 - 14/03/17 |
rel d

Pedagogia Jonila Godole, sonte, në studion e emisionit Opinion në lidhje me shfaqjen apo mos shfaqjen e filmave shqiptar të realizuar në periudhën e realizmit socialist, deklaroi se nga pikëpamja artistike ato filma nuk kanë asnjë lloj vlere.

Ndërsa përsa i përket elementit ideologjik në lidhje me këta filma, Godole thekson se duhet të ndërtohen dy lista; njëra të përcaktojë ato filma që nuk duhet të transmetohen dhe një tjetër, të përbëhet nga ato filma që kërkojnë një shpjegim sqarues në lidhje me ta.

Një listë të ketë emrat e atyre filmave që ka në thelb të tijë diversantët, armiqtë dhe klerin. Tjetra të përbëhet me filmat që kanë nevojë për një lloj shpjegimi. Unë jam për modelin rumun të informimit, në filmat që ishin prodhuar në periudhën e realizmit socialist, përgjatë gjithë filmit në krye të tij shoqërohej me një fjali dhe logon e partisë komuniste romune. Por ka edhe filma që nuk shfaqen fare”, tha Godole.

 

Pas