-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Opinion/ Dy krerët e opozitës Basha-Kryemadhi, bashkë në Parlament kundër Ramës

Dy krerët e partive opozitare Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në lidhje direkte me emisionin “Opinion” kanë deklaruar se do të bashkohen ndaj qeverisë Rama.

Të dy liderët kanë deklaruar se situata e krimit dhe e bandave është alarmante në të gjithë vendin. Sipas tyre siguria dhe jeta e qyetarit është në rrezik çka e bën që te dyja partitë LSI dhe PD të bëhen bashkë kundër kësaj qeverie. Po ashtu ata janë shprehur kundër vendimeve të Ruçit për përjashtimin e deputetëve të PD nga Parlamenti duke thënë se po u mbyllet goja në Kuvend.  

Kremadhi: Nuk eshte deshira ime personale apo e zotit Basha, por kjo vjen nga baza, ne duhet te bashkohemi kundër kësaj gjendje që ka përfshire vendin. Nuk po them që duhet te mbledhim te gjithe qelbesirat për të rrezuar Ramën, por duhet të bëhemi bashkë për te mposhtur bandat dhe krimin.

Basha: Pozicioni yne percaktohet nga interesi i qyetareve, interesi i qyetarebe kerkon nje opozite te forte kunder krimit dhe bandave. Duhet te behemi bashke kundra tyre./Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko