-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Opinion/ Blushi përplaset me gazetaren për foton me Lul Berishën: Botuese e Rilindjes

Fotoja e Ben Blushit me Lul Berishën gjatë një takimi elektoral në Durrës, ka ngjallur debat mes kreut të LIBRA-s dhe gazetares Anila Basha e cila ishte pjesë e panelit në emisionin “Opinion”.

Teksa gazetarja këmbëngulte që Blushi duhet të njihte kriminelët dhe nuk e pranonte faktin që ata kanë dalë në foto sebashku, Blushi është shprehur se ky ishte një kurth që sipas tij u bë nga zyra e shtypit të qeverisë. Madje në debat e sipër Blushi e ka etiketuar gazetaren si “botuese të Rilindjes”.

Debati

Anila Basha: Tani këto janë muhabete banale.

Ben Blushi: Shiko ça thotë kjo botuesja e Rilindjes. Thotë e ke fajin ti që nuk e njeh kriminelin, e thotë nuk e ka fajin ai që e ka nxjerrë nga burgu.

Anila Basha: Unë nuk jam botuesja Rilindjes. /opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko