-Teknologji, -U tha në Opinion, Metro, Te Fundit

Opinion/ Albi Zhulali, sjell platformën që ju ndihmon për shërbimet e hoteleve

Albi Zhulali, fituesi në ICT Awards tregoi në emisionin “ Opinion” për platformën e tij, “Reception App”e cila ndihmon shumë në shërbimin e hoteleve.

“Reception App” është i pari i këtij lloji në botë dhe me anën e tij, hotelet mund të menaxhojnë inventarët e dhomave, të lidhen me kanalet e shitjeve si Airbnb, Booking, Expedia etj, në kohë reale të bëjnë update të çdo lloj tipi, të kenë historikun e klientëve të hotelit me detajet e çdo klienti, si dhe të pranojnë çdo lloj pagese me kartë, cash apo me metodat e reja si Apple Payose Android Pay.

 

Akualisht ky aplikacion përdoret në hotelin “Arizona” në San Francisco, hotele në Indonezi etj dhe planifikon që ta përhapë atë në të gjithë botën. Gjithashtu ai tha se do të ofrojë platformën falas për të gjitha hotelet në Shqipëri. Më tej ai u shpreh se kjo platformë tashmë ka marrë një investim prej 2 milionë $./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko