-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Opinion/ A e ka mbështetjen e Sali Berishës për protestën, ja si përgjigjet Basha

Lulzim Basha është shprehur gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’, se ish kryeministri Sali Berisha është në mbështetje të plotë të protestës që po zhvillohet prej afro një muaj përpara kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga opozita.  “Çdo demokrate dhe çdo demokrat është me zemër dhe me mendje dhe në dispozicion total të kësaj lëvizje popullore. Sigurisht përfshirë edhe ish kryetarin e Partisë Demokratike”.

I pyetur nga gazetarja Desada Metaj nëse Basha është konsultuar me Berishën për vendimet e rëndësishme që ka marrë kohët e fundit si kryetar i PD-së, ai jep këtë përgjigje:

“Unë kam një kulturë konsultimi të përgjithshme, me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, por sigurisht mbaj barrën e vendimeve që marr dhe më takojnë si kryetar i Partisë Demokratike dhe si kryetar i opozitës”, është shprehur Basha./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko