-Kulturë

Nuk pritej! Shqipëria i dha pikët maksimale, por ky shtet na vlerësoi me 0 pikë në Eurosong

               Publikuar në : 08:54 - 13/05/18 |
Gerta

Fituesi i Eurosong 2018 është shpallur Izraeli, kënga ‘Toy’ e kënduar nga Netta arriti të rrëmbejë vendin e parë.

Tre shqiptarët të cilët morën duartrokitjet e publikut me super performanca nuk patën fat të rrëmbejnë trofeun e Eurosong 2018.

Eleni Fouriera, këngëtarja me origjinë shqiptare e cila përfaqësoi Qipron fitoi çmimin e dytë.

Eugent Bushpepa u rendit në vendin e 11-të me 184 pikë, ndërsa Ermal Meta pati një renditje më të mirë me 308 pikë, duke u pozicionuar i pesti.

Për shqiptarët, ky edicion i 63-të i Eurovision Song Contest (Festivali Europian i Këngës) ishte i i veçantë dhe do të mbahet mend, veç të tjerash, si festivali i “shqiponjave”.

Nëse shtetet e tjera fqinje na kanë dhënë pikë, si Maqedonia 6 pikë, Greqia 7 pikë, Mali i Zi 10 pikë, të gjithë u befasuam kur pamë që Italia nuk na ka dhënë asnjë pikë, ndërkohë që ne i dhamë plot 12 pikë, për Ermalin sigurisht. Duhet theksuar që shteti i vetëm që na dhuroi 12 pikë, ishte Azerbaxhani.

Pas votave të jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut Shqipëria është renditur në vendin e 11.

Lista e shteteve dhe pikët që i dhanë Shqipërisë në bazë të jurisë.

Ukraine 0 pikë

Azerbajxhan 12 pikë

Bjellorusia 7 pikë

San Marino 0 pikë

Holanda o pikë

Maqedonia 6 pikë

Malta 0 pikë

Gjeorgjia 4 pikë

Spanja 0 pikë

Austria 7 pikë

Danimarka 0 pikë

Anglia 7 pikë

Suedia 0 pikë

Letonia 0 pikë

Kroacia 1 pikë

Irlandë 2 pikë

Rumania 0 pikë

Çekia 6 pikë

Islanda 10 pikë

Moldavia 0 pikë

Belgjika 2 pikë

Norvegjia 0 pikë

Franca 0 pikë

Italia 0 pikë

Australia 0 pikë

Estonia 0 pikë

Serbia 1 pikë

Qipro 6 pikë

Armenia 0 pikë

Bullgaria 7 pikë

Greqia 7 pikë

Hungaria 10 pikë

Mali i Zi 10 pikë

Gjermania 0 pikë

Finlandë 0 pikë

Rusia 0 pikë

Zvicra 0 pikë

Izraeli 0 pikë

Polonia 7 pikë

Lituania 0 pikë

Sllovenia 4 pikë

Portugalia 10 pikë. /OPINION.AL

Pas