4

Nuk ndalen aksidentet/ Makina dëmton n-stacionin: Gjithë Ballshi pa drita

               Publikuar në : 20:08 - 13/05/18 |
m.b

Raportohet aksidenti i tretë në vend pasditen e vonë të kësaj të diele. Një makinë ka dalë nga rruga në Ballsh, për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj.

Jo vetëm kaq! Si pasojë e aksidentit ka mbetur pa energji gjithë qyteti i Ballshit.

OSHEE në një njoftim për mediat tha se “Autovetura që doli nga rruga, ka goditur shtyllat e tensionit te mesem ne hyrje te N/Stacionit te Ballshit, me pasoje demtimin e dy fiderave”. Pas kallezimit ne polici ndaj drejtuesit te mjetit, OSHEE Rajoni Fier po punon per riparimin e demit. Aktualisht gjithë Ballshi ka mbetur pa energji elektrike.

Më herët kemi raportuar edhe dy aksidente të tjera me 4 të plagosur. /Opinion.al

*foto nga vendi i ngjarjes

 

Pas