-Destinacione, -Turizëm, Metro, Te Fundit, Të Gjitha, Travel

Nuk ke çfarë bën, je në Shqipëri/ Pushimet e një gazetareje italiane në vendin tonë

A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri? A e keni parë ndonjëherë me sytë tuaj këtë vend? Keni folur ndonjëherë me shqiptarët? Keni ngrënë ushqimin e tyre? Keni fjetur në shtëpitë e tyre? Keni luajtur me fëmijët e tyre? Nëse përgjigja është “jo”, atëherë do ju tregoj disa gjëra që të përgatiteni.

1 – Nuk mund të flisni anglisht, pasi të gjithë flasin italisht, madje edhe të rinjtë të cilët e flasin shumë mirë anglishten, do përpiqen që t’ju flasin italisht vetëm që t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi.

2 – Mos u surprizoni me dashamirësinë e tyre, pasi është e vërtetë.

3 – Nuk mund të refuzoni ndihmën e tyre as kur ju ofrojnë thjeshtë një kafe. Do të dilnit shumë keq, ashtu si te ne, veçanërisht në Jug.

4 – Nuk mund t’i besoni gazetave. Duhet të pranoni se të gjitha gjërat që keni lexuar për Shqipërinë nga vitet 90’ e deri më sot, janë shumica budallalliqe,  ose dizinformim.

5 – Nuk mund të mbash dietë, atje hahet shumë mirë, dhe kur të ofrojnë bukën të sapobërë në shtëpi thjesht mund të emocionoheni nga aroma dhe mbi të gjitha nga shija. Le të mos flasim pastaj për byrekun e tyre, a isha i qartë?

6 – Nuk do ta kuptonit dot sa me fat jeni po të udhëtoni në këtë vend kaq të siurt dhe spontan karshi të tjerëve. Këtu turistët janë vërtet të mirëpritur.

7 – Nuk mund të mos habiteni pasi keni ngrënë kos, sallatë, byrek, biftek, mish viçi, qengj, dhe pjata mesore, dhe për të gjitha këto të paguani vetëm 4.05 euro. Përfshirë edhe pijet.

8– Nuk mund ta kuptoni si mund të përfitoni kaq shumë duke paguar kaq pak para. Niveli i shërbimit është shumë i lartë.

9 – Nuk mund të qendroni të heshtur, duhet t’i thoni të gjithëve që Shqipëria është kaq vend i mrekullueshëm.

10 – Nuk mund të qendroni pa u acaruar pasi e kuptoni se si realiteti është shtrembëruar dhe se gjatë gjithë kohës doni të përsërisni që Shqipëria është një prej vendeve më të ndriçuara dhe më interesante që ka Evropa. Është i ngrohtë, mikëpritës, dhe do ju bëjë të ndiheni si në shtëpi. Nuk e gjeni kudo eh?

11 – Nuk keni çfarë të bëni tjetër, jeni në Shqipëri dhe ky vend është shumë i lehtë për tu dashuruar.  

Ky është opinioni i gazetares

Përshtati: Ema Shazivari/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko