-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

“Nuk jam avokat i Tahirit”, ja cfarë thotë Rama për ish-Ministrin  

Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe mbi cështjen Tahiri, i pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e hapur”.

Ai sërish ka refuzuar të japë një qëndrim të drejtpërdrejtë edhe kur eshte pyetur peer gjetjen e patentave te tij ne mjetin e Orest Sotes. Duke u përpjekur të qëndrojë jashtë ai ka pohuar se  nuk është avokat i Tahirit.

“Për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht Prokurorisë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent të atë që kam bërë gjithmonë, kam thënë që në ditën e par që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij, unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës sipas meje që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë”, tha kryeministri Rama.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko