-Kulturë, Kryesore

Nuk e çajnë tra*in, na gënjejnë me kocka: Deklarata e fortë e aktorit të njohur kundër qeverisë

Debati mes aktorëve të teatrit dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro është kthyer në një nga çështjet më të debatuara të momentit. Shumë artistë kanë ngritur zërin publikisht dhe e kanë kundërshtuar hapur ministren Kumbaro për ndërtesën e re të teatrit. Një tjetër aktor ka reaguar në lidhje me këtë çështje me tone të ashpra. Bëhet fjalë për Bujar Asqeriun, i cili në një deklaratë për mediat është shprehur:

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin, ia kam lene Zotit”- ka thene ai, duke shtuar se “nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta”.

Asqeriu në deklaratën e bërë për mediat jashtë ambienteve të teatrit, kujtoi të madhin Bujar Lako, që jetonte në një dhomë 50 metra katrorë dhe askush nuk u kujtua.

“Ky vend qeveriset nga hajdute, qe vjedhin edhe 100 lekeshin e dosjeve dhe stilolapsave

dhe ne na hedhin nje kocke dhe tallen me ne”- tha ai.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko