-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Njihuni me të riun që po i bie botës përçark me biçikletë, viziton dhe Tiranën

Byeong Uk Bae, një 26 vjeçar nga Korea e Jugut ka zgjedhur të udhëtojë përreth botës, në një udhëtim ndërkontinental me biçikletën e tij.

Ndalesa e radhës si pjesë e itenerarit të tij ishte kryeqyteti shqiptar, pasditen e 12 dhjetorit. Ai tregon për ATSH-në se ka mbërritur nga Ulqini për në Tiranë për 7 orë. I nisur nga Portugalia, ai parashikon që për 10 muaj udhëtim me biçikletë do të mbërrijë në Korenë e Jugut.

unnamed-80-1-200x200

I riu nga qyteti Kimhe në Korenë e Jugut, pas të ardhurave të mbledhura gjatë punës së tij në Australi, ku edhe jetoi për disa kohë, në bashkëpunim me shokun e tij, vendosin të udhëtojnë në kontinente të ndryshme me biçikletë. Por ndërsa shoku i tij, hoqi dorë nga ky vendim sapo nisën udhëtimin, Byeong zgjodhi t’i shkojë deri në fund kësaj aventure.

Në kohën time të rinisë unë dua të bëj diçka që ta çoj deri në fund. Unë nuk dua të fitoj para shumë, por dua të gjej kuptimin e jetës time dhe përmes këtij udhëtimi t’i jap kuptim njerëzve të tjerë”, tha ai.

Udhëtimi i tij nisi fillimisht vetëm si një udhëtim me çanta, ku nisja u bë nga Australia për në Zelandën e Re, Angli, Islandë, Hollandë, Belgjikë, Francë, Itali dhe tanimë ka mbërritur në Shqipëri. Pas Shqipërisë ai do të ndjekë itenerarin duke udhëtuar drejt Maqedonisë, Bullgarisë, Turqisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Iranit, Turkmenistanit, Uzbekistanit, Kazakistanit, Rusisë, Mongolisë dhe Kinës. Pas mbërritjes në Kinë, do të udhëtojë me traget drejt Koresë së Jugut.

Byeong planifikon që të shkruaj një libër për aventurat e tij në këtë udhëtim, për të cilin thotë se ka ngjitur edhe 2200 metra mbi nivelin e detit, apo ka zbuluar vende mjaft të bukura.

“Ëndrra ime është që të shkruaj një libër pas këtij udhëtimi, duke ndarë me të gjithë njerëzit eksperiencën dhe jetën time. Është shumë bukur kur i jep kuptim jetës dhe kjo është një mënyrë”, u shpreh ai për ATSH-në.

unnamed-79-1-267x200

Por, pjesa më e vështirë e udhëtimit është sigurisht edhe klima e ftohtë, por për të kjo do të thotë vetëm i ftohtë, e asgjë më shumë sa për hequr dorë nga ky vendim. Nëse shumë do të mendonin për arsyen se pse ai ka zgjedhur të udhëtojë me biçikletë, mund të hamendësojnë se është pasioni që e ka përdorur prej shumë vitesh biçikletën.

Në fakt, ai ka vetëm një vit që e përdor biçikletë por përmes kësaj të fundit kërkon të prekë çdo gjë nga afër, të ndjejë një eksperiencë të vërtetë.

A do të guxonit dhe ju të bënit diçka të tillë për një ëndërr ?!? …Byeong Uk Bae tregoi se “bota është e guximtarëve”.

unnamed-75-1-113x200

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko