-Kulturë

Një vit pas vdekjes, busti i Françesk Radit ngrihet tek Kodrat e Liqenit

               Publikuar në : 13:23 - 03/04/18 |
ri.de.

Është përuruar sot tek Kodrat e Liqenit të Tiranës busti i kantautorit të njohur shqiptar, Françesk Radi. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kantautori i njohur i muzikës shqiptare, përmes tingujve dhe teksteve të tij, ishte burim frymëzimi për shumë të rinj. “Franko ka ndryshuar shumë jetë njerëzish, ka prekur shumë individë e ka frymëzuar shumë të rinj. Për shumë njerëz ai ka qenë edhe arsye mbijetese në një situatë shumë të vështirë, ku fjala e lirë, muzika, opinioni, bindjet e lira kanë qenë sfidë për Shqipërinë. Vetëm ata që janë trima të vërtetë marrin guximin të sfidojnë në momentet më të vështira status-quon, realitetin, gjërat që ndodhin, të provokojnë një debat, atëherë kur të bëje një gjë të tillë, të kushtonte jetën. Ai i kushtoi vitet më të bukura të jetës, e megjithatë detyra e gjeneratës sonë, e një brezi të ri që merr stafetën nga një gjeneratë tjetër, është të mos harrojë dhe të kujtojë”, tha Veliaj.

Bashkëshortja e kantautorit, Tefta Radi u shpreh: “Për mua, për familjen, për të gjithë adhuruesit e Frankos është një kënaqësi e madhe që e lemë mes njerëzve. Ai do të mbahet mend si kantautori i parë shqiptar, si i riu që solli risinë në muzikën shqiptare, që futi modernen, për të cilën nga diktatura u dënua afro tre dekada, iu hoq e drejta e krijimtarisë në fushën e muzikës së lehtë, pa ia shuar kurrë pasionin për muzikën, sepse edhe në Pukë, edhe në Fushë-Arrëz, Frankoja punoi me të njëjtin pasion”.
Ndërsa sot pasdite, miqtë dhe familjarët e Frankos kanë njoftuar një tjeter aktivitetet. Në orën 17.00 ne ambientet e kinema Millenium do te trasmetohet dokumenetari “ Jete e trazuar “ per te ndjekur rrugetimin e nje endrre qe edhe pse e prere tingelloi gjate.

Pas