Te Fundit

Një tjetër princeshë është martuar sot, ja çfarë veshi familja mbretërore

               Publikuar në : 14:25 - 12/10/18 |
el ida

Princesha Eugenie është martuar ditën e sotme me Jack Brooksbank në Kishën e St. George në Windsor, e cila kishte  850 anëtarë të familjeve mbretërore, aristokratë, VIP-a dhe miq.

Princesha dukej e mrekullueshme e veshur me fustanin e bardhë të stiluar nga stilisti i famshëm Peter Pilotto. Fustani me bisht madhështor i nxirrte në pah pjesën e kurrizit.Ajo u shoqërua nga i ati, Duka i York-ut për në altar. Ndërkohë që e ëma e priste plot krenari brenda kishës me vajzën e madhe Beatrice.

Mijëra persona kishin mbushur rrugët e Windsor. Ata donin të shihnin parakalimin e çifiti të ri, por shumë më pak nga sa kishin shkuar për të parë dasmën e Princ Harry dhe Meghan.

Megjithatë Eugenie dhe Jack kanë ftuar 150 persona më shumë se Harry dhe Meghan. Babai i saj, Andrew tha sot kjo ishte për shkak se ata kanë shumë miq.

“Dukesh perfekte!”- i tha Jack partneres së tij kur Eugenie iu bashkua në altar.

Princi Harry dhe Meghan Markle u futën në ceremoni nga një derë anësore bashkë me William dhe Kate, fëmijët e të cilëve, George dhe Charlotte u ishin dhënë rolet kryesore në shërbim.

Mbretëresha e udhëhoqi familjen mbretërore në martesën e mbesës saj së bashku me bashkëshortin 97-vjeçar, Princin Filip. Në listën e të ftuarve ishin dhe të famshmit e Hollywood duke përfshirë Naomi Campbell, Liv Tyler, Demi Moore, Robbie Williams, Ellie Goulding, James Blunt dhe Kate Moss.

 

Pas