-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro

Një spërkatës çudibërës për kurimin e pagjumësisë

Të gjithëve na ka ndodhur të kalojmë netë pa gjumë, dhe ndjesia është shumë e mërzitshme. Më të vështirë e kanë ata të cilët vuajnë vazhdimisht nga pagjumësia, dhe ilaçet nuk janë edhe aq të mira nëse pihen vazhdimisht.  Por fatmirësisht tashmë qarkullon në treg një lloj spërkatësi trupi, i cili lufton pagjumësinë.

Produkti është nxjerrë në treg nga kompania e kozmetikës Lush. Kompania në fjalë është e njohur për produktet bio dhe të freskëta dhe menjëherë pas nxjerrjes në treg të këtij produkti ka marrë rezultate të mira nga blerësit. Quhet Twilight, dhe madje vjen edhe në opsionin set.

Ata që e kanë përdorur shprehen se pasi kanë spërkatur trupin me këtë produkt, kanë ndjerë menjëherë një far qetësie, dhe e kishin më të lehtë të flinin gjumë. Sipas përdoruesve, era e tij e mirë e bën më të thjeshtë përdorimin.

Por përveç efekteve çudibërëse, ky produkt ka edhe një çmim mjaft të përballueshëm, pasi kushton vetëm 20 paund për 200 ml.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko