-Teknologji, Metro, Të Gjitha

Një opsion i ri në Instagram?

Instagram mendon se mbase do të kishin dëshirë të ndiqni një hashtag, njësoj siç ndiqni njerëz.

Për momentin Instagram ju lejon të ndiqni vëtëm njerëz, por disa përdorues kanë vënë re një opsion të ri gjatë kërkimit të hashtag-eve të ndryshëm.

Në Twitter, falë aplikacioneve si TweetDeck apo Hootsuite mund të ndiqni hashtag-e të ndryshme për të cilat shfaqni interes. Duket se edhe Instagram ka menduar të funksionojë kështu. Falë një butoni “Follow”, përdoruesit mund të ndjekin tema të ndryshme për të cilat kanë interes.

Ky opsion megjithatë është i limituar dhe po testohet vetëm në vende dhe te përdorues të caktuar. Nëse do të ketë sukses, së shpejti të gjithë do të mund të ndjekim edhe hashtags!

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko