-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Një operacion masiv ka vënë në pranga 7 shqiptarë në Janinë

Shtatë shqiptarë dhe katër grekë janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia greke, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të klandestinëve.

Operacioni masiv u zhvillua në Janinë dhe anëtarët e këtij grupi akuzohen për 77 raste trafiku.

Nga burimet paraprake, theksohet se janë sekuestruar 6 makina, shuma parash, një pistoletë dhe armë gjahu.

Mësohet se operacioni i policisë greke ende nuk ka përfunduar./Panorama

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko