-Destinacione, -Turizëm, Travel

Një muze i dedikuar terësisht vodkës,  ja në ç’vend europian ndodhet

Udhëtimet dhe alkoli shkojnë shumë mirë bashkë; fundja të gjithë mundohemi të kënaqemi kur vizitojmë një vend të huaj edhe nëse motivi është për punë.

Falë një muzeu fare të ri të hapur në Varshavë të Polonisë, turistët tashmë mund të celebrojnë dashurinë e tyre për vodkën. Sipas Washington Post, Muzeu Polak i Vodkës tenton të prezantojë te vizitorët traditën e gjatë të prodhimit të kësaj pije, e cila është edhe pija kombëtare e Polonisë. Një distileri e vjetër e vodkës shërbeu si qendra e këtij muzeu. Për turistët ofrohet degustim dhe një tur në 600 vite histori që ka Polonia me vodkën. Por sigurisht, sugjerohet turi përpara degustimit.

Muzeu do i hapë dyert në datën 12 qershor./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko