Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një garë pa kushte për Kryetarin e PD

2017/07/02 at 9:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Çarku i Kushtetutës së Bujar Nishanit!

Nga Desada METAJ


Kjo nuk është hera e parë që në PD do ketë një garë të vërtetë për të zgjedhur kryetarin dhe këtë e dinë te gjithë ata që kanë hyrë dhe njëherë të vetme në PD. Edhe pse në fakt, duket se i mungon sharmi i 4 viteve më parë, kur Sokol Olldashi me energjinë, pasionin dhe dëshirën për të drejtuar demokratët pas humbjes së zgjedhjeve, ishte konkurrent i vërtetë dhe e nisi betejën pa vënë kushte.

Madje pa patur në krah as disa nga bashkëpuntorët apo miqtë e tij në parti, të cilët duke parë “vështrimin” e Doktorit kishin frikë të takoheshin me Olldashin edhe në kafe. Por ai i shkoi garës deri në fund, nuk u tërhoq edhe kur parregullsitë ishin flagrante, nuk u zemërua me partinë por nisi të bëjë një opozitë model në parlament, nga ato që do i mungojnë për shumë gjatë Shqipërisë.

4 vjet më pas, kur gara është në start dhe emri më serioz e që i jep legjitimitet garës kundër Bashës është ai i Patozit duket se dhe mbështetja për të dhe për grupin e tij është më e madhe dhe më e hapur se në sfidën e kaluar.

Një grup më i madh të pakënaqurish mbështesin atë që konsiderohet binomi Topalli – Patozi. Ka mes tyre demokratë të thjeshtë, njerëz me vlera që besojnë tek e djathta dhe kanë bindjen se partisë i duhet një drejtues i ri. Një prej tyre, i artikuluar qartë, pinjoll i një familjeje me shumë vlera dhe nga të rrallët apo në mos i vetmi përfaqësues i ish të përndjekurve, Tomorr Alizoti ngjall respekt me argumentimet e tij.

Për më tepër që jo vetëm gjatë fushatës e shihje në takime thuajse të përditshme me demokratë apo ish-të përndjekur, të lënë pas dore edhe gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD. Ka në grupin anti-Basha edhe nga ata që gjatë kohës që të përndjekurit hynin e dilnin në greva urie, shijonin frytet e pushtetit, që nuk mjaftoheshin vetëm me çfarë firmosnin në bordero por me lakminë e papërmbajtshme nuk dinë ende se ku i kanë llogaritë bankare.

Madje këta, që sot janë dhe më agresivët, në 4 vite opozitë vetëm heshtën, shkuan në Parlament si spektatorë, ndërsa darkave në vilën e Kryeministrit si vizitorë. Këta ish-qeveritarë që karrigen e patën dhuratë nga Berisha, për 4 vjet hynë e dolën në selitë e ambasadave apo në Bruksel me dilemën nëse përfaqësonin PD apo PS në këto takime.

Por, ka në listën e kundërshtarëve të Bashës dhe nga ata që janë në PD, që kanë shijuar frytet e pushtetit 8 vjeçar vetëm e vetëm se kanë qenë apo janë miq e shokë të fëmijëve të Berishës. Madje janë këta që sot ngrenë më shumë zërin për ndikimin e familjes së Lulzim Bashës, a thua se për 8 vjet me radhë nuk ishin ata që përfituan ç’të mundnin në emër të Gitës apo Zenit. Që zemëruan dhe larguan shumë demokratë me arrogancën e tyre e që bënë kërdinë në emër të raporteve personale.

4 vjet më parë kur zhvillohej gara në PD asnjë prej tyre nuk foli për statutin, rregullat e garës apo data base-n e PD. Por të gjithë sa më sipër janë sot bashkë jo se kanë ndonjë vlerësim apo “dashuri” për njëri tjetrin. Madje kush e njeh mirë PD e di që Topalli dhe Patozi kanë vetëm pak javë që komunikojnë pas shume vitesh moskomunikim.

Që urrejtja mes shokëve dhe miqve të familjes së Doktorit dhe Patozit apo Topallit ka qenë edhe pjesë e barsaletave që qarkullonin në PD. Që ata janë sot bashkë dikush mund të mendojë edhe që u dhimbset PD apo duan ta rimëkëmbin atë. Por po ta gjykosh pak më thellë nuk është tamam kështu.

Veç Patozit dhe Topallit asnjë nga emrat e grupit që i mbështesin nuk ka bërë opozitë këto 4 vjet. Madje edhe këta të dy mbështetën me rezerva çadrën e lirisë, të vetmin aksion serioz opozitar por nuk mund të thuash se u angazhuan në fushatë. Më skeptikët mendojnë se dhe punuan kundër e po të gjykosh traktet kundër që u vendosën në selinë e PD mund të mendosh pa frikë që niveli intelektual është në mos i mangët, qesharak.

Ky grup njerëzish që i bashkon kundërshtia me Lulzim Bashën kanë një gjuhë të ashpër me Kryetarin e ngrirë dhe ndikimin e familjes së tij. Po i keni dëgjuar ndonjëherë të përmendin publikisht familjen e ish-kryetarit? Sepse nëpër tavolina, sot e 12 vjet më parë ata ishin armiqtë që përmendeshin me zë të ulët.

A kanë folur deri më sot për mëkatet e qeverisjes se PD, për amnistinë e padrejtë që Lulzim Basha i bëri këto 4 vjet? Për mosfunksionimin e strukturave për shumë e shumë e vite në PD?

Jo, ata nuk flasin për këto sepse janë pjesë e shkatërrimit të demokracisë në PD, pjesë e vendimmarrjeve që e rrënuan çdo ditë e më shumë partinë. Dhe ky proces sigurisht që nuk ndodhi në 4 vjet.

Edhe pse për këto të fundit mban përgjegjësi kryesore Lulzim Basha, kryqëzimi i tij nuk është zgjidhje, as mënyrë për të hapur apo reformuar partinë. Sepse nëse ti kërkon “ta heqësh zvarrë nga zyra” Kryetarin e partisë asnjë njeri me dy pare mend nuk të vjen më në derë. Është në nderin e këtij grupi që tani që e “masakruan” Kryetarin e ngrirë të thonë dhe dy fjalë për ish-kryetarin, apo për burrin që sipas tyre ende tërheq fijet në PD.

Të kenë guximin, si dikur 4 vjet më parë, Sokol Olldashi e bëri i vetëm dhe pa rregulla loje, të dalin hapur dhe të pranojnë se beteja e vërtetë e tyre është ajo me Berishën. E në fund, para se të rendisin nene dhe rregullore partie, të pranojnë hapur se PD nuk ka qenë kurrë parti me struktura që funksionojnë rregullisht. Nuk ka ardhur asnjeherë në pushtet me kryetarë degësh apo seksionesh. Por ka qenë fitimtare vetëm kur fryma e saj opozitare ka thyer çdo pengesë të kundërshtarit në pushtet.

E për fat te keq, mllefet, inatet apo xhelozitë vetëm se e largojnë këtë frymë nga partia e vlerave të djathta. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Para
Aksidentohet familja në Peqin, vdes motra, tezja rëndë, shpëtojnë fëmijët

Aksidentohet familja në Peqin, vdes motra, tezja rëndë, shpëtojnë fëmijët

Temperaturat e larta rikthejnë zjarret në vend/ Emergjencat: Bëni kujdes, ja zonat ku ka rënë zjarr

Zjarret bëjnë kërdinë, digjen hektarë me pisha e ah, kabina elektrike dhe 1 hotel

Dëshmia/ Flet truproja e biznesmenit që u plagos në zonën e Bllokut
















TE FUNDIT

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
5 Qershor, 2025

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit...

Lexo më shumë

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
5 Qershor, 2025

Ditën e sotme, Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare për të diskutuar pikat e rendit të ditës. Sipas kalendarit...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
5 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, vendi unë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
5 Qershor, 2025

Dashi Edhe nëse moti nuk do të jetë perfekt, rekomandohet të kryeni disa ushtrime fizike në natyrë. Është koha të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com