Bota

Një Evropian shkon në Uashingtonin e Trump

               Publikuar në : 10:01 - 01/12/18 |
T.R

Një Evropian shkon në Uashingtonin e Trump dhe ajo çfarë gjen është shqetësuese.

Vienë – Për një Europian, vizita në SHBA këto ditë ngjan pak si të shkosh tek dentisti. Shkon me bezdi, dhe del me shije të keqe në gojë.

Kalova tre muaj në Washington kohët e fundit, si zyrtar i Henry A.Kissinger në Librarinë e Kongresit. Puna ime ishte ti jepja kuptim ngjarjeve dhe botës që duket sikur është tërbuar. Por gjatë gjithë kohës atje, arrita vetëm një gjë, të bëhesha akoma më konfuz.

Kjo nuk ishte vizita ime e parë në SHBA, por më shqetësuesja. Ajo që mu duk më shqetësuese ishte polarizimi politik që ka mbërthyer ShBA-në. Gjithashtu ishte e qartë që Amerika ka filluar të shikojë më shumë nga vetja e saj, me një prirje duke u rritur për të besuar teori konspiracioni. Në Washington sot, nuk flitet asgjë tjetër veçse për Presidentin Trump. Njerëzit flasin për Trump edhe kur pretendojnë se flasin për diçka tjetër, gjithë kohës.

Të vetmit njerëz që frenohen ndaj bisedave për Trump, janë ata që punojnë për të. Më parë, kur shkoja në Washington, njerëzit në qeveri ishin të etur për të folur me mua, një analist. Flisnim për çdo gjë, luftën në Ukrainë, tregtinë me BE. Ata donin që argumentet e tyre të dëgjoheshin në Evropë, dhe gjithashtu vlerësonin pikëpamjet e të huajve për çështjet botërore. Por zyrtarët në administratën e Trump po tregohen të turpshëm ndaj shumë personave, sidomos ndaj të huajve si unë. Mbase kanë merak se kuptojmë që presidenti nuk ka asnjë plan për vazhdimësinë.

Ka njerëz që i pëlqen të flasin për politikat e pazakonta të Zotit Trump, si politika e jashtme, dhe e krahasojnë atë me politikat e Richard Nixon. Por ajo që nuk kuptoj është se kush është Henry Kissinger i Zotit Trump. (Normalisht Zotin Kissinger e kisha në mëndje.)

Ndryshe nga zyrtarët e qeverisë, kritikët e presidentit në botën e think-tank-ve dhe medias, janë të gatshëm të hapin barkun me Evropianët. Eshtë si një lloj psiko-analize e pafund, ku nuk kuptohet mirë kush është pacienti apo analisti. Teksa takova dhjetëra nga këta tipa në Washington, dëgjoja të njëjtën gjë: Z.Trump, maksimumi u zgjodh si president aksidentalisht; ai është një president minorance; ai u zgjodh nga Rusët; herët a vonë do të dalë nga Shtëpia e Bardhe.
Kjo lloj e folure ushqehet nga një kombinim midis ankthit dhe shpresës. Ankthi vjen nga çfarë Z.Trump ka ndryshuar dhe shpresa vjen nga mendimi se një ditë ai do të iki, dhe çdo gjë do të kthehet në normalitet.

Kjo pjesa e dytë është familjare. E kam dëgjuar edhe në Evropë. Në shumicën e kryeqyteteve të Evropës, politikanet duan të besojnë akoma, se Z.Trump do iki një ditë, dhe rregulli botëror, përfshirë dhe aleancën midis Evropës dhe SHBA-së do të rikthehet.

Por nuk është e vërtetë. Ky është sekreti që mësova në Washington këto tre muaj. Bota nuk do kthehet siç ishte si një bumerang, edhe nëse Demokratët
fitojnë zgjedhjet Presidenciale në 2020, sepse edhe nëse Z.Trump ikën, shumë lider Trump-janë nëpër Botë, do të mbeten në pushtet. Shumë nga ndryshimet që Z.Trump bëri në politikat e jashtme do të mbeten gjatë pasi ai të ketë ikur. Për sa i përket rrolit të Amerikës në Botë, Trump mund të japi impakt më të madh se George W.Bush apo Barack Obama. Momenti i Trump mund ti ngjaje edhe momentit të Truman, kur për një periudhë të shkurtër, Amerika ndryshoi qëndrimin e saj ndaj botës në mënyrë drastike.

Kjo mund të jetë e vështirë për tu përtypur për evropianët, por është mesazhi që sjell nga Uashingtoni. Bota pas Trump, nuk do jetë si bota para Trump.

Presidenca e Trump solli dy ndryshime shumë me rëndësi që do të rrinë gjatë në fuqi. E para, me administratën e tij, Amerikanët kanë humbur besimin në jashtëzakonshmërinë e tyre. Nuk është vetëm presidenti por edhe brezi i millenials që nuk ndajnë më besimin se Amerika është një “shtet i domosdoshëm”
që ka një detyrim moral të garantoj paqe dhe demokraci në botë. Diferenca është se brezi i millenials besojnë se Amerika nuk është fare më mirë se vende të tjera, ndërsa Trump beson se nëse Amerika do të mbrojë lidershipin global, duhet të jetë më e fortë se të tjerët.

E dyta, gjatë presidencës së Trump, rivaliteti me Kinën është bërë principi organizues i politikës së jashtme Amerikane. Republikanët dhe Demokratët nuk bien dakord për asgjë sot, por e vetmja çështje bipartizane është se Amerika duhet të ndryshojë politikat me Kinën. Vetëm nja dy shpirtra të humbur në Uashington vazhdojnë të besojnë se rritja ekonomike në Kinë do çojë në hapjen politike të sajë. Tashmë ka një konsensus që lejimi i Kinës në bashkimin me World Trade Organisation në 2001 ishte një gabim dhe nëse Amerika nuk përmban ekspansionin gjeopolitik të Kinës sot, nesër do të jetë e pa mundur. Ankthi i Amerikës është se Kina autoritare, me treg të hapur dhe High-Tech, është për demokracitë liberale më e rrezikshme seç ka qenë Komunizmi Sovjetik.

Shpesh dëgjon Evropianët të shprehin nostalgji për Luftën e Ftohtë. Një kohë kur SHBA dhe Europa Perëndimore ishin të bashkuar në aleancën kundër Bashkimit Sovjetik. Por Amerikanet nuk e kanë këtë nostalgji. Ata po kërkojnë aleat kundër Kinës dhe përballjet me Beizhingun Evropianëve nuk ju interesojnë.

Do të ishte një tragjedi nëse Evropianët nuk kuptojnë se marrëdhënia tyre me SHBA do të caktohet nga Kina, jo vetëm tani por edhe pasi Z.Trump të ketë dalë nga zyra. Dhe për Evropën të ndërmarri një qëndrim të qartë midis përballjeve me SHBA apo Beizhingun, do të jetë shumë herë më e vështirë se të shkuarit tek dentisti./Opinion.al

Nga Ivan Krastev

The New York Times

Artikulli i plotë:

Pas