Aktualitet, Kryesore

Nis tensioni në Parlament, Basha: Agron Xhafa ka emëruar shefat e policisë

Lulzim Basha duke folur në foltoren e parlamentit tha se Agron Xhafaj ka emëruar shefat e policisë në vend, nis nga drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu. Ai tha se qeveria nuk është e interesuar të hetohet vëllai i ministrit ndaj e nisi me urgjencë në Itali.

“Fatmir Xhafaj duhej të kishte dhënë dorëheqje. Fatmir Xhafaj nuk është këtu sepse është i zenë me diçka tjetër të cilën do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave dhe terrorit policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xahafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë dicka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, perse i jane vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?”, tha lideri i PD.

Teksa flet Basha, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi e njofton se ka mbaruar koha. Deputetet e opozites ngrihen ne kembe.

Basha sakaq kerkon te flase “per procedure”, duke marre serish kohe per çështjen Xhafaj.

“Kjo eshte ceshtja e vetme qe ka ky parlament”, vijoi Basha.

Ruçi ndërpret seancën për 10 minuta.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko