-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Nipi i Aldo Bares i shpëton dy atentave, shokët e tij u vranë. Autorët edhe pse në kërkim kryen masakër në Lushnje

Policia ka identifikuar autorët e masakrës së Lushnjës ku mbetën të vrarë dy 26 vjeçarë, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Në fakt, dy autorët e krimit të rëndë janë të shpallur në kërkim policor prej një viti pasi kanë tentuar të vrasin në Shtator të 2016-ës nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Sipas policisë autorët e dyshuar të masakrës së djeshme janë Laert Haxhiu ndërsa tjetri Orges Bilbili. Dyshohet se edhe dje shënjestër ka qenë nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por u vranë dy shokët e tij…

Në një njoftim për mediat Policia e Shtetit thotë: “Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti dhe shoku i tij Sajmo Xhelili.

Po sipas policisë: “Autorët e dyshuar të ngjarjes së shtatorit të 2016 janë shtetasit L.H dhe O.B të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Po këta dy persona dyshohet se janë autorët e mundshëm të ngjarjes së djeshme me dy viktima dhe dy të plagosur.
/Opinion.al

 

*Në foto: Xhulio Shkurti

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko