-Politikë, Aktualitet, Kryesore

Nikolla nuk shkon në komision/ Vokshi: Ministrja tallet me Kuvendin

Sot në komisionin e arsimit ishte thirrur për të raportuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla lidhur me problematikën në UT, ku pedagogët mbeten edhe pa rroga. Por ministrja nuk u paraqit me pretendimin e një takimi me ministrat e diasporës.

Sakaq, kryetarja e djathtë e komisionit të arsimit, Albana Vokshi hodhi akuza ndaj ministres Nikolla.
“Ministrja per te disaten here po tallet me Kuvendin, duke shmangur pergjigjet per çeshtjen kryesore perse ka shkelur ligjin per arsimin e larte, duke mos nxjerre aktet nenligjore per zbatimin e ligjit te larte”.

Sipas saj, per shkak te shperdorimit te detyres nga Nikolla pedagoget mbeten pa paga dhe te henen ata u paguan nga tarifat e studenteve, jo se qeveria u be pjese e zgjidhjes. “Me refuzimin per t’u paraqitur ne Komision, ministrja Nikolla po pengon rolin kryesor te opozites, si dhe detyren kryesore te Kuvendit, kontrollin parlamentar”, deklaroi Vokshi në mbledhje.

Më pas ndërhyri deputeti i majtë, Musa Ulqini. “Ju po na drejtoheni me percmim, me ton te larte, nuk eshte mire se jeni edhe zonje”. Vokshi i përgjigjet: “Per zonjat nuk mund te flisni ju te PS. Keni kryeministrin qe e dini ju me mire se te gjithe se si i trajton zonjat. Me mire heshtni! Heshtni!”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko