Aktualitet, Komente, Te Fundit

Ngrihu, lëviz, shkunde veten

besmir

Nga Besmir Semanaj

Ankohen, qahen, shajnë, denoncojnë, dënojnë, bëjnë moral, japin mend, ngrijnë zërin me germa kapitale, shpërndajnë, pëlqejnë.

Po pastaj?

Pas te gjitha këtyre nëse nuk ju mbaron bateria, nëse komshiu nuk ka fikur Wi-Fi qe nga padituria e ka pa kod sigurie, nëse paketa e internetit ka aq sa për te komunikuar ne whats up. Dalin nga facebook, instagram, twitter dhe flenë gjumë.

Flenë qe telefoni te karikohet, komshiu te zgjohet, babai ti dërgoje një rimbushje te re, miku virtual qe kish harruar te beje like te kujtohet ne mëngjes ne mënyre qe kauza te quhet e përmbushur dhe te mburret me arritjet e gishtave qe nuk pushojnë asnjëherë duke shtypur ekranin e sheshte me drite te paket qe mos te konsumoje bateri.

E kam për ty miku im qe je i mbushur me mllef, e kam për veten time qe gjen ngushëllim nga sasia e pëlqimeve qe te ledhatojnë  egon personale te atij zëri te vakte pas një teknologjie qe nuk i mban dot hapin.

Zgjohu, jo nga gjumi për nga plogështia e te përditshmes, lëviz, behu aktiv, dil bërtit, ngrije zërin, ngrije zërin qe te dëgjojë dhe komshiu 60 vjeçar qe nuk ka Facebook, të të dëgjoj ai që po të shkel çdo te drejtë me këmbë, që po të grabit çdo dite, që po të vret shpresën, të ardhmen, qe të ka futur friken deri në palcë.

Dil e ngrije zërin për të drejtat e tua, ta kuptojë ai që është sot dhe ai që do vije nesër. Shqipëria do behet. Do e bëjnë Shqiptarët. Nuk do bëhet nga Facebbok por nga rruga e demokracisë që prindërit tanë e hapen me aq mund dhe vuajtje.

Ngrihu, lëviz, shkunde veten, nuk je vetëm, jemi të gjithë së bashku në rrugën e së drejtës, në rrugën e drejtësisë dhe ndryshimit. Ato që shkruan, shpërndanë  dil dhe thuaji aty ku do të dëgjojë i madh dhe i vogël, aty ku fjala jote do marrë kuptim.

Jo, nuk do të them më dil, por hajde, hajde shkojmë bashkë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko