-Si u Veshën, Kryesore

Ngjyrat e javës në “Opinion” !

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ duket se nuk ka qenë aq intensive, kjo për shkak edhe të ngjarjeve që vijnë nga aktualiteti, të cilat ky emision i ka në thelb të tij për ndërtimin e temës, materialeve e paneleve me të ftuar.

Përveç temave të aktualitetit siç ishin: “Lidhjet e politikes me krimin, Politika dhe parate e krimit !”, kjo javë ka patur edhe tema më soft siç ishte: “Seksi, a janë te kompleksuar shqiptaret ?”

Po si u dukën të ftuarit në ‘Opinion’ këtë javë sa i përket paraqitjes dhe veshjeve?

Moderatorja Floriana Garo erdhi tepër thjeshtë dhe padyshim bukur. Me një fustan me tantell, në gold me tonet ngjyrave të tokës, fiks për kohën e vjeshtës, një grim të lehtë dhe flokë me onde, Garo u duke tepër simpatike edhe këtë herë në ‘Opinion’.

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, e cila kishte bërë një kombinim mes të zezës dhe jeshiles, çka duket se Dembacajt i shkonte shumë dhe i vinte përshtat formatit të emisionit.

Aktorja Ana Leka ka ardhur me një fustan në tonet e ngjyrave të hapura, çka i jepte asaj një ëmbëlsi në ekran, Flokët i kishte kthehu drejtë, dhe tepër thjeshtë si gjithmonë.

Rita Petro erdhi në të bardha, grim i thjeshtë dhe flokët kaçurrela.

Analistët dhe gazetarët i gjithmonë, me kostume apo veshje në ngjyrë të errët.

Ndërsa vetë Blendi Fevziu këtë javë ka veshur disa alternativa të kollares, ne ngjyra të ndryshme, por ka vazhduar me kostume në tone të blusë dhe të zezës. Gerta Zaimaj/Opinion.al

 

 

 

@florianagaro Shqiperia,te rrish apo te ikesh? #opinion#opiniontvklan #opinion

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

Seksi, a kane komplekse shqiptaret? #opinionlive #opiniontvklan #klantv Rudina Dembacaj

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Anais Lika @anna_lika Seksi,a jane te kompleksuar shqiptaret?

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko