-Ngjarjet e javës, Te Fundit, Të Gjitha

Ngjarjet e javës/ Nga kërcënimi i Llallës tek video-korrupsioni në prokurori

lala

23 Shtator

Mesditën e 23 Shtatorit mediat kanë bërë publik një lajm që fliste për kërcënim ndaj Kryeprokurorit të Republikës Adriatik Llala dhe familjes së tij,.

Si pasojë e këtyre kërcënimeve, të lidhura me një dosje të fortë kriminale dhe të mbërritura në telefonin e Kryeprokurorit, ky i fundit është detyruar të largojë nga Shqipëria fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë.

Ngjarja daton së paku dy muaj më parë, ndërsa mediat raportopjnë se kërcënimi ka qenë serioz dhe i drejtpërdrejtë, ndërkohë që  bëhet me dije  se Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ duke shtuar më tej masat e sigurisë ndaj  tij dhe familjes.

 

 26 Shtator

Një aksident i rëndë mbrëmjen e 26 Shtatorit i ka marrë jetën efektivit të policisë E. Haxhiaj, teksa 22 vjeçari Arnold Kola ka përplasur me mjetin e tij furgonin e policisë që i ka bërë shenjë të ndalojë. Mësohet se  Arnodl Kola, djali i ish deputetit Ndue Kola po drejtonte mjetin e tij  me shpejtësinë 140 km/orë dhe në gjendje të dehur.

Furgoni i policisë u aksidentua gjatë momentit që tre efektivë po patrullonin në Bulevardin Blu në Kamëz, pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.

Mësohet se automjeti tip Lexus, me targë TR 8788 T ka marrë përpara furgonin e policisë dhe disa makina të tjera si rezultat i shpejtësisë së lartë.

Për pasojë humbi jetën efekti E. Haxhia, 41 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy efekticve të tjerë poliie të komisariatit nr 5m, që janë transortuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

 

 

28 shtator

Emisioni investigativ “Stop” në “Klan TV” ka publikuar mbrëmjen e 28 Shtatori një video regjistrim, në të cilin shfaqet oficeri i policisë gjyqësore Fatos Lusha, teksa merr rryshfet plot 18 mijë euro nga një qytetar, në këmbim të zhbllokimit ttë llogarisë së tij bankare prej më shumë se 120 mijë euro, të bllokuara nga prokuroria si para të dyshimta. Në kamera, oficeri i policisë gjyqësore ka përmendur emrin e prokurorit të Tiranës Ardian Braho, si personi të cilit do ti dorëzoheshin paratë.

Pas publikimit të videos, Prokurori Braho është pezulluar nga detyra, ndërsa oficeri inpolicisë gjyqësore është shpallur në kërkim.

Para kolegëve të Krimeve të Rënda, prokurori Braho ka shprehur gadishmërinë për një hetim të plotë, duke kërkuar të zbardhet e vërteta. Ai ka pretenduar se oficeri Lushi ka përdorur emrin e tij në këtë çështje, duke marrë paratë nga qytetari.

Sipas prokurorit, në asnjë rast nuk ka kërkuar apo përfituar dhe aq më pak shumën prej 18 mijë eurove që të lirojë nga sekuestrimi një llogari bankare prej 120 mijë eurosh.

 

29 Shtator

Tre ton kanabis janë zbuluar pasditen e 29 Shtatorit në në fshatin Rremull të Matit, pas një aksioni të polcisë ku u konstuatuan katër parcela në të cilat ishin kultivuar 4020 rrënjë bimë të dyshuara si kanabis sativa.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika  në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.

Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi  Shpëtim Lika, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Mat, i cili është shpallur në kërkim, ndërkohë që flitet se pronësia e drogës mund t’i përkasë edhe një grupi të strukturuar.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko