Aktualitet, Kryesore

Ngjarja në Dhërmi, dëshmitari i shkruan Berishës: Kemi parë tmerr me sy, plumba dhe gjak. Policia po fsheh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë u raportua në media mëngjesin e sotëm. Një sherr në lokalin e natës “Havana” në Dhermi ka përfunduar në të shtëna armësh pas mesnate. Sipas policisë nuk pati asnjë të lënduar, dhe se autori është arrestuar. Por ngjarja raportohet ndryshe nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes. Një person që ka qenë mbrëmë në Havana i ka shkruar Berishës se “kemi parë tmerr me sy dhe se policia erdhi me vonesë”.

Denoncimi i plotë në faqen në facebook të Sali Berishës:

Terror, te shtena, gjak ne Havana ne Dhermi, Narkopolicia po thithte hashash! Lexoni mesazhin e turistit dixhital.

“Mirmengjes! Uroj te jeni mire me shendet! Deshiroja te ndaja me ju nje ngjare te tmerrshme qe ka ndodhur sot ne oren 00.35 pas mesnate ku policia jone e dashur del ne nje deklarat mediokre ishte nje situate normale. Ndodheshim ne Havana club ne Dhermi ku nje sherr banal mes te “forteve” degjeneroi me te shtena armesh dhe njerez te plagosur. Kemi par tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjante me nje akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur . Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin. Policia jone mediokre erdhi 10 min pasi kishte mbaruar cdo gje ne kembe dhe ambulanca pas gjysme ore . Policet e afte u futen me pare ne market se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi perjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur te plagosur! Ne lokal askush sberi kontroll fizik dhe asnje lloj pyetje pervecse keni rezervuar? Eshte me shishe nuk lejohet! Bodyguardet ishin vetem dy ne te gjithe lokalin te cilet benin rolin e ndarjes se tavolinave me shishe, pa shishe e nuk mereshin me sigurine. Keto jan pushimet tona te sigurta dhe me kujtime te bukura. kjo eshte policia dhe shteti qe duam!”

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko