Aktualitet

Ngjarja në Bularat, reagon për herë të parë Shpëtim Idrizi

               Publikuar në : 21:42 - 08/11/18 |
Gerta

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar për herë të parë pas ngjarjeve në Bularat. Sipas tij kjo ngjarje tregoi se shteti shqiptar nuk funksionon në pjesën jugore të vendit.

Ai u shpreh në “TPZ” në News 24 se në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas, ishin prezentë 5 deputetë nga qarqet ekstremiste greke. Shpëtimi Idrizi shtoi mes tjerash se siguria e shtetit shqiptar sot është tepër shqetësuese.

“Jemi në kushte jo të barabarta reciprocitetit. Kemi shumë raste të moshuarve që nuk lejohen të futen atje ku kanë lindur. Ajo që ka ndodhur sot, por edhe ditë më përpara. Ne kemi parë një dhunim sistematike të identitetit shqiptar. Kanë qenë 5 deputetë sot në Bularat. Ajo që duhet të na shqetësojnë është fakti se ne të gjithë e pamë se shteti shqiptar kishte rënë. Pamë një shfaqje qesharake, që shpalosnin thirrje ekstremiste. Nëse shteti shqiptar do të ishte në këmbë mund ta parandalohej nga institucionet e sigurisë kombëtare që në kufij. Shteti shqiptar është sjellë jashtë reciprocitetit”, tha Shpëtim Idrizi./Opinion.al

Pas