-Si u Veshën, Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit

Nga veshja, batutat e deri tek lodhja e Ramës; çfarë nuk keni parë dje në “Opinion”

Edi Rama ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Opinion”, ai erdhi përball gazetarëve 4 vite pas drejtimit të tij si kryeministër i  Shqipërisë dhe vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Që në fillim ardhja e tij ishte jo si zakonisht, ai mbërriti vonë në emision për shkak të mitingut përmbyllës që po mbante në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që Blendi Fevziu kishte nisur emisionin, sepse kështu ndodh në “Opinion”, emisioni fillon në orën e duhur pavarësisht nëse ka vonesa nga të ftuarit; ata priten live në studio. Pra drejtuesi i emisionit ka vazhduar ndërkohë që kryeministri ishte rrugës.

Ardhja e tij u bë pak më spektakolare nëse mund ta quajmë kështu, sepse në hyrje të Televizionit Klan ishte një kamerë live dhe i gjithë stafi i emisionit që priste që Rama të futej brenda ambienteve.

 

Kur Rama zbriti nga automjeti i tij u pa që ishte me të njëjtën veshje si edhe në miting, menjëherë kjo gjë ju ra në sy analistëve të cilët e komentuan në studio veshjen e Ramës si të pa përshtatshme për emisionin. “Me tuta Fevzi në emisionin tënd nuk ka ndodh që të vij njeri”, tha Armand Shkullaku, ndërkohë që Blendi Fevziu ja ktheu se: “Nuk mund t’i gjej kostum që ta vesh”.

Por nga ana tjetër Baton Haxhiu ishte dakort me veshjen e Ramës pasi përshtatej me kohën e fushatës. Rama në studion e “Opinion” ka ardhur me stilin e veshjeve sportive që po paraqitet nëpër fushata dhe takime elektorale së fundmi. Këmishë e bardhë që e mbante të hapur, me numrin dy në ngjyrë vjollcë, poshtë saj një bluze të zezë, një trëndafil i kuq në simbolin e dy gishtave çka simbolizon numrin e fletës së votimit, një simbol që Rama duket se po e përdor më shumë se PD kohët e fundit. Tuta të zeza, në formë çitjane, atlete sportive të bardha dhe çorape të kuqe. Pavarësisht se nuk ishte e duhura për formatin e kërkuar të emisionit, Rama edhe këtë herë tërhoqi vëmendje për veshjen e tij dhe kombinimin e ngjyrave.

Pas grimit, ai hyri dejtë studios ku edhe Fevziu e priti me një batutë duke i thënë se nuk mund t’ja këndonin himnin pasi emisioni kishte filluar.

Rama vazhdoi me shtrëngim duarsh të shpejtë me 4 analistët, dhe me pas u ul përball tyre. Në përgjigje të batutës së Fevziut ai tha se: “Ti Fevzi si gjysmë tradhtar që je nuk e këndon dot atë himn”.

Fillimi i intervistës ishte paksa i vështirë për Ramën, pasi stafi i emisionit kishin përzgjedhur 17 pika të programit të tij të cilat i konsideroi si dështim, çka e bëri Ramën që që në nisje të emisionit të ngrinte duart lartë dhe me ironi t’i përgjigjej gazetarit: “Jam i dështuar”. Kaq u desh që më pas të gjitha portalet ta kishin atë lajmin kryesor.

 

Më pas dy gazetarët Artan Hoxha dhe Arman Shkullaku e ‘gozhduan’ kryeministrin me një sërë pyetjesh nga ekonomia, fushë që Rama duket se nuk e ka pikën e fortë të tij, prandaj vazhdimisht ju ikte pyetjeve të gazetarëve c’ka bëri që të ketë shumë debate dhe të bertitura në këtë pjesë të programit. Pjesa tjetër politike vazhdoi si normalisht.

Ajo që ra tjetër në sy tek Rama dje është se u duk paksa i lodhur, herë pas here mbështeste kokën mbi dorë dhe kjo sepse si të gjitha këto ditë dhe dita e djeshme për të ka qenë tepër intensive me takime me elektoratin, por edhe pse në situatë të tillë, nuk munguan batutat nga ana e tij e cila dihet që është pika më e fortë kur vjen puna për të bërë audiencën për vete. Gerta Zaimaj/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko