InstaBIZ

Nga tradhtia e David Beckham tek tatuazhi për Victorian, 7 fakte interesante që nuk i dinit nga historia e tyre

               Publikuar në : 19:19 - 11/06/18 |
Gerta

Një ndër lajmet më të komentuara në fundjave ishte divorci i supozuar nga mediat britanike i Victoria dhe David Beckham. Lajm i cili u vërtetua që ishte i rremë.
Në emisionin “Fun Day” në intv është risjellë në vëmendje historia e bukur e Victoria dhe David Beckham, duke e analizuar dashurine e tyre shumë vjeçare dhe duke ndarë disa fakte interesante. Vlen të shtojmë se ata po bëjnë bashkë 2 dekada bashkë. Një dashuri që e ëndërrojnë të gjithë.

1. Ështe dashuri me shikim të parë.
David e ka parë për herë të parë Victorian në vitin 1996 teksa ishte duke parë televizor dhe në ekran shfaqet një video e ‘Spice Girls’. Atij i ka bërë pershtypje aq shumë saqë është kthyer nga shoku e i ka thënë menjëherë ‘kjo është ajo me të cilën do martohem’. Nga ana tjetër Victoria ndiqte rregullisht lojrat e David. Janë takuar për herë të parë në 1997 gjatë lojes se tij, edhe pse David ishte pak i turpshëm, ia doli që të fitonte zemrën e saj.

2. Skandali i tradhtisë
Në vitin 2004 është përfolur se David Beckham ka tradhëtuar Victorian me asistenten e tij personale e quajtur Rebeça gjatë turit të tij në Spanje. David e ka mohuar gjithmonë këtë gjë, ndërkohë nga ana tjetër kur Victoria është pyetur në intervista në lidhje me këtë ajo është shprehur ‘të gjithe e dimë që nuk është e lehtë martesa. Ka shumë pengesa, por ne i kemi kaluar me sukses të gjitha dhe jemi më mirë seç kemi qenë në fillim”, është shprehur ajo.

3. David është shkaku që Victoria i mban flokët e shkurtra.
“Kështu e kam njohur dhe kështu dua që të jetë gjatë gjithë jetës”, është shprehur David.

4. Dasma e famshme
Dasma e tyre ishte epike dhe madhështore. Ndodhi në vitin 1999 dhe ka kushtuar rreth 800 mijë dollarë.

5. Brooklyn
Vetëm 4 muaj pas dasmës së tyre vjen në jetë femija e parë, Brooklyn. Ia vendosen këtë emër pasi thuhet se Victoria ka ngelur shtatzanë në qytetin Brooklyn.

6. Ribetimet
Në vitin 2008 ata ribetohen sërish për dashurinë e tyre dhe për premtimet që i kishin dhënë njeri- tjetrit. Kjo ceremoni kishte ndodhur në menyrë sekrete dhe larg vëmendjes publike, por thjesht nën praninë e miqve më të afërt.

7. Tatuazhi i David
David ka në doren e tij tatuazhin me numër 99 dhe kjo për arsye madhore. Lidhet me vitin 1999, viti kur është martuar dhe që është bërë baba.

Pas