Në Opinion

Nga Tahiri te Xhafa, përgjimet dhe rendi sot në “Opinion”

               Publikuar në : 15:19 - 11/10/18 |
el ena

Çështjet më pikante si ajo e ish Ministrit Tahiri, dhe lidhjes së tij me Habilajt do të diskutohen sot live. Do të vijohet më pas me Ministrin aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe historisësë përgjimeve, “Babale 1” dhe “Babale 2”. Historia e Xhisiela Malokut, vajzës që denoncoi djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, do të preket sërish nga të ftuarit në studio.

Çështja e bandave të Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Shullazit do të jetë një  nga pikat që do të trajtohen në emisionin e të enjtes mbrëma. Duke marrë shkas nga ngjarja e 4 tetorit, vrasja në bllok, do të diskutohet siguria në Tiranë. Dy ngjarjet e bujshme ‘Toyota Yaris’ dhe ‘Kontenieri me banana,’ histori këto që lidhen me trafikimin e drogës do të rihapen për diskutim.

Lidhjet mes politikës dhe bandave; pse PD po e lakon kaq shpesh emrin kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës?

Këto ngjarje do të jenë sot në qendër të vëmendjes në emisionin Opinion, përballë një paneli gazetrësh e analistësh. Skandalet, përplasjet mes opozitës dhe qeverisë, sot në mbrëmje, live në orën 21:00, në Klan./Opinion.al

Pas