Nga spitali në fushë, ja çfarë i ndodhi lojtarit të Realit – Opinion – Faqja Zyrtare
Aktualitet, Sport, Te Fundit

Nga spitali në fushë, ja çfarë i ndodhi lojtarit të Realit

ramosss

Sergio Ramos luajti 90 minuta të plota në fitoren 1:2 e së shtunës pasdite ndaj Athletic Bilbao. Por vetëm 48 orë përpara ndeshjes, qendërmbrojtësi i Real Madrid nuk kishte qenë mirë me shëndet dhe duhet të merrte serum në spitalin Sanitas-La Moraleja të kryeqytetit spanjoll pasi vuante nga një infeksion në stomak i quajtur ndryshe gastroenteritis.

Gastroeneritis kishte bërë që Ramos të mos stërvitej gjatë gjithë javës së kaluar dhe pritej që të mungonte në ndeshjen e zhvilluar në “San Mames”. Në orën 23:00 të enjten, mbrojtësi dhe kapiteni i Real u shtrua në spital për një trajtim. Por teksa Los Blancos ishin pa Pepe dhe Varane të dëmtuar, Ramos vendoi të luante megjithëse kishte pasur probleme dhe nuk kishte ngrënë asgjë gjithë ditën.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko