-Si u Veshën, Kryesore

Nga Rudi Xhuliani tek Monika Kryemadhi; si u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’?

Kjo javë në emisionin “Opinion” ka patur në panelet e saj disa nga personalitet e njohura. Katër të përzgjedhurit për të komentuar veshjen këtë herë janë Rudi Xhuliani, Monika Kryemadhi, Juli Xhokaxhi dhe Blendi Salaj, si paraqitjet dhe veshjet që tërhoqën paksa më tepër vëmendje.

Me shumë rëndësi ishte ardhja e ish-kryebashikaut të New York-ut, i cili ka qenë në një intervistë ekskluzive për rreth dy orë në studion e Opinion. Sa i përket pamjes si ishte veshur Rudi Xhuliani?

Xhuliani ka ardhur në Opinion i veshur me kostum në ngjyrë të zezë, këmishë në ngjyrë gri shumë të hapur, kollare në ngjyrë gri me figura në blu dhe kafe dhe patjetër veshja ishte kombinuar me këpucë të zeza serioze. Pamja e Rudi Xhulianit ishte tepër simpatike, kjo edhe për faktin se ai u shfaq i thjeshtë dhe i qeshur në intervistën e Opinion.

Ditën e enjte e ftuar në studio ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi. Duhet thënë se këtë herë ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj. Me një kostum të kuq, këmishë në ngjyrë pastel dhe këpucë serioze në nude. Sa i përket grimit dhe krehjes së flokëve; Kryemadhi kishte zgjedhur pak onde në flok dhe grim jo shumë të rënduar. Paraqitja në ‘Opinion’ ishte me prezencë dhe e kuqja e ndezur ra shumë në sy.

Gazetarja Juli Xhokaxhi si gjithmonë edhe këtë herë ne Opinion ka ardhur e veshur serioze dhe në ngjyrat bardhë e zi. Kostum të zi dhe këmishë të bardh ishte përzgjedhje kësaj radhe. Flokët e krehura drejtë dhe tualeti në ngjyrat e tokës e kanë bërë që  Xhokaxhi të duket thjeshtë, po tepër bukur, e në përputhje të plotë me formatin e emisionit.

Gazetari Blendi Salaj ka qenë gjithashtu pjesë e panelit në Opinion. Salaj ka ardhur me kostum në ngjyrë të errët, të zezë, i cili kishte disa kuadrate të mëdhenj të lehtë në ngjyrë gri, edhe kollarja ka qenë në të njëjtat ngjyra dhe forma me kostumin, këmisha në ngjyrë gri vinte e kombinuar mjaft mirë. Ngjyra e përdorura në veshje duket se janë tendenca e sezonit dhe gazetarit i përshtateshin po ashtu me ngjyrën e lëkurës.

Për këtë javë zgjodhëm të komentojmë veshjet e katër të ftuarve. Por më poshtë ju sjellim edhe të ftuarit e tjerë; jepni ju komentin tuaj në facebook për veshjen dhe pamjen e parapëlqyer./Gerta Zaimaj-opinion.al

 

@monika.kryemadhi në #Opinion! #TvKlan #KlanHD www.tvklan.al

A post shared by tvklan.al (@rtvklan) on

 

@realrudygiuliani & @blendifevziu #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

@realrudygiuliani & @blendifevziu #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Pushteti, parate dhe kercenimi i Putinit! #opinion #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko