-Si u Veshën, -U tha në Opinion, InstaBIZ, Te Fundit

Nga pantallonat e verdha të Artan Hoxhës tek xhaketa e kuqe e Mustafa Nanos; kush spikati nga të ftuarat në “Opinion”?

Kjo javë në emisionin “Opinion” ka qenë tepër aktive për shkak edhe të ngjarjeve që vijnë nga aktualiteti.

Çështja Tahiri ka mbizotëruar temat e trajtuara në emision. Si e tillë të ftuarit kanë qenë gazetarë, analistë, por edhe ekspertë të fushës, pa përjashtuar edhe anëtarët e Këshillit të Mandateve të cilët po ashtu e njihnin mirë këtë çështje.

Sa i përket paraqitjes në veshje në fillim të javës kanë mbizotëruar veshjet, kombinimet, apo kostumet në ngjyrë të errët me këmisha të bardha tek meshkujt; Enkeled Alibeaj, Ulsi Manja, Ardian Leka, Shkelqim Gjata, Lorenc Vangjeli dhe Artan Hoxha, të gjithë këta kanë patur veshje në ngjyra të errëta, serioze dhe në përputhje me formatin e emisionit. Domethënë asnjëri prej tyre nuk ka eksperimentuar në kolore të ndezura.

Por ato që kanë befasuar kanë qenë gratë dhe vajzat e paneleve, të cilat edhe pse më të pakta në numër kanë sjellë një sërë veshjesh me kolore dhe ngjyra. Në fillim të javës Iris Luarasi ka ardhur me një fustan të bardhë të mbyllur çka e kishte kombinuar më këpucë të kuqe dhe në grim me një kapje flokësh që i shkonin shumë asaj veshje.

Po ashtu gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala si gjithmonë edhe këtë herë në ‘Opinion’ ka ardhur tepër thjeshtë. Një veshje në të zeza, krehje të drejta të flokëve dhe një make-up tepër të kursyer.

Në të zeza dhe tepër thjeshtë në grim erdhi edhe deputetja e PS Klotilda Ferhati.

Gazetarja e TV klan Elia Zetko ishte po ashtu pjesë e panelit në ‘Opinion’ kur trajtua tema “Kush e nevrikosi Edi Ramen ?”. Zeko erdhi e veshur me një këmishë në ngjyrë vishnje dhe pantallona të errëta.

Këtë të enjte në Opinion ishte e ftuar, në lidhje direkte edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila kishte zgjedhur frudat dhe tonalitetet nude, kapje të thjeshtë flokësh dhe grim të lehtë, çka shkonte përshtat me ambienti e zyrës së saj të punës.

Po ashtu duket se fundi i javës në ‘Opinion’ nuk ishte më në ngjyrat e errëta siç nisi. Nga pantallonat e verdha të Artan Hoxhës, tek këmisha blu e Iris Luarasit e deri tek pallto e kuqe e Mustafa Nanos ishin koloret e një ane të panelit në emision, por ana tjetër e panelit prap ngelej në tonalitetet të errëta, por gjithçka brenda formatit të kërkuar për paraqitjen para publikut. G.Z /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko