Bota

Rrihet publikisht nga nëna dhe kryetari i komunës pasi u kap duke vjedhur

               Publikuar në : 17:45 - 07/10/18 |
el ena

Një grua është rrahur barbarisht nga nëna e saj dhe kryetari i komunës ku banonte. Ajo u akuzua për vjedhje nga një dyqan rrobash.

Tomasa Tzoc Tipaz u detyrua të përulej përpara një turme të madhe teksa vuante dënimin e turpshëm dhe të dhimbshëm. Ngjarja ndodhi në San Antonio, në lindje të Guatemalës.

35 vjeçarja u fshikullua 15 herë nga e ëma me një degë peme pasi u kap duke vjedhur dhe refuzoi të pranojë aktin. Prej veprimit të fundit, u dha edhe urdhër që të rrihej para autoriteteve lokale.

Tipaz nis të qajë nga dhimbjet e goditjeve që mori duke mos ndaluar dot as lotët. Gruaja më pas kërkon falje për veprën e bërë teksa shihet se përqafon nënën./Opinion.al

Pas