-Si u Veshën, Kryesore

Nga Mirela Milori, tek Blendi Fevziu e Lorenc Vangjeli; si u veshën këtë javë në ‘Opinion’

Gjatë kësaj jave në ‘Opinion’ pati disa të ftuar të cilët tërhoqën vëmendje në veshjen dhe paraqitjen e tyre në emision.

Gazetarja Mirela Milori ka ardhur e veshur në të bardha. Fustan me mëngë të gjata të bardh me  gjatësi poshtë gjurit dhe me dekolte të mbyllur, kombinuar më këpucë në nude. Një pamje e këndshme dhe e përshtatshme dhe për emisionin dhe temë që ishte duke u trajtuar atë mbrëmje: “Amerika denoncon paratë e pista”.

Pas shumë javësh, këtë herë në rubrikën “Si u veshën” do të komentojnë edhe paraqitjen e vet drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut.

Ajo që u vu re menjëherë ishin kollaret në ngjyra të ndryshme, ngjyra të ndezura dhe kombinimet e tyre me kostumet.

Të hënën Blendi Feviu kishte përzgjedhur një kostum në ngjyrë të zezë, tepër klasik, me këmishë të bardhë dhe kollare në ngjyrë rozë me disa motive të bardha.

Ditën e martë Fevziu ka ardhur me një kombinim shumë të mirë në tonet e ngjyrës blu dhe këmishë të bardhë. Kostum në ngjyrë blu, kollare blu me figura të bardha. Edhe këpucë ishin në të njëjtat tone në ngjyrat e kostumit. Tepër elegant në këtë dalje!

Ditën e mërkurë drejtuesi  i ‘Opinion’ është veshur sërish në blu, këmishe e bardhë, dhe kollarja binte tepër në sy për shkak se ishte në ngjyrë të kaltër me vija të bardha. Ngjyra që i shkojnë tepër me ngjyrën e  lëkurës dhe tiparet.

Ndërsa të enjten Fevziu ka ardhur me një kostum në ngjyrë blu të mbyllur, me vija të lehta e këmishë të bardhë, kollarja këtë herë ishte në ngjyrë portokalli që thyhej nga viza të holla të zeza dhe panë, kombinuar e gjitha me këpucë të zeza.

Gazetarja Klodiana Lala ishte veshur me një fustan veror, të thjeshtë me zhapone në ngjyrat pastel.

Lorenc Vangjeli vazhdon të mos heq dot nga kostumet e errëta, këtë herë kollarja në blu ishte ajo që e thyente paksa të zezën.

Artan Hoxha nga ana tjetër vazhdon të shfaqet larg kostumi dhe veshjeve zyrtare, sportiv, me bluzë, xhaketë dhe pantallona në ngjyrat blu, gri dhe të zezë.

Po ashtu pjesë e panelit ish deputeti demokrat Arben Ristani, i cili ishte veshur me kostum në ngjyrë të zezë, këmishë të bardhë, këpucë të errëta klasike, kollare në ngjyrë bezhë, me kuadrate, e cila në fakt duhet të ishte pak më e gjatë, për shkak të gjatësisë së vetë Ristanit.

Më poshtë ju sjellim edhe të ftuarit e tjerë të Opinion gjatë kësaj jave. Duke qenë se komentet, pëlqimet janë subjektive mbi veshjen jepni ju në facebook komentin tuaj për atë që ju duket veshja më e mirë dhe ajo më e keqe e kësaj jave./Gerta Zaimaj-Opinion.al ©

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko