-Si u Veshën

Nga kostumi i Bashës tek fustani i Monikës, si u veshën të ftuarit në “Opinion”?

               Publikuar në : 21:26 - 22/12/17 |
Gerta

Kjo javë ka qenë tëpër aktive në emisionin “Opinion” sa i përket tematikave të trajtuara dhe deklaratave nga të ftuarit në panele.

Java u nis dhe përfundoi me temë nga aktualiteti, ku u fol për protestën e PD-LSI dhe tensionet që ndodhën brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

“Përleshja ne parlament,ç’do të ndodhë”, ishte tema e emisionit të hënën në mbrëmje ku të ftuar ishin:  Iris Luarasi ,Ylli Manjani, Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj dhe në lidhje direkte Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçi.

Sa i përket paraqitjes meshkujt e panelit kanë ardhur me kostume ndërsa femrat me fustane, me përjashtim të Kërpaçit e cila kishte zgjedhur veshje më sportive, xhinse, bluzë dhe xhaketë.

Monika Kryemadhi ka ardhur e veshur me një fustan në ngjyrë të kuqe, të ngushtë pas trupit dhe të gjatë. U duk tepër simpatike dhe ngjyra e ndezur shkonte me tonalitetin e lëkurës dhe me ngjyrën e flokëve. E dimë që e kuqja nuk i tradhton asnjëherë biondet.

Nga ana tjetër Floida Kërpaçi, e cila është aktualisht deputetja  më e re e kuvendit, vetëm 23 vjeçe ka ardhur më sportive, me xhinse, bluzë e bardhë dhe xhaketë të zezë. Veshje e thjeshtë dhe tepër e përshtatshme për moshën e saj.

Iris Luarasi ndryshe nga hera e paraardhëse në ‘Opinion’ ku tërhoqi vëmendje me fustanin e bardhë, këtë herë ka ardhur me të zeza, një fustan të zi, një pse e të cilit ishte në dandell, me kapjen e flokëve e bëri të duket tepër elegante.

Ajo që u vu re të hënë (18 dhjetor 2017), ishte se në paraqitjen e të ftuarve mbizotëronte e zeza. Ish ministri i  Drejtësisë Ylli Manjani ishte veshur po ashtu në të zeza, Lorenca Vangjeli edhe vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka veshur kostum të zi, por që ky i fundit e ka thyer me kollaren në ngjyrë bojë-qielli, ajo ishte dita e ngjyrës së zezë.

Një ditë më pas ne emisionin ‘Opinion’ e ftuar si pjesë e panelit ka qenë deputetja socialiste Ermonela Felaj. Felaj në emision kishte ardhur si zakonisht, tepër thjeshtë, bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Po ashtu në studio ka qenë edhe deputeti demokrat Enkeled Alibeaj. Alibeaj ka veshur pantallona, xhaketë të errët dhe këmishë, veshje e përshtatshme për emisionin, por pa kollare, çka i dha më tepër konfidencialitet pamjes së tij.

Ditën e mërkurë studio e “Opinion” u duk më festive, sepse ajo ishte përplot me pije tradicionale shqiptare, ku normalisht dominonte vera dhe rakia. Të ftuarit në panel erdhën tepër korrekt sa i përket paraqitjes së tyre në përputhje të plotë me etikën e emisionit, me kostume, por pa kollare. Asnjë nga të ftuarit nuk kishte vënë kollare, ndryshe nga sa ndodh me politikanët që janë prezent në këtë emision.

Të enjten mbrëma, i ftuar ka qenë lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili si gjithomë edhe këtë herë është dukur tepër elegant në daljen e tij në ‘Opinion’. Basha kishte zgjedhur një kostum në tonet e blusë së errët, këmishë të bardhë dhe kollare në tonet e blusë së hapur. Lideri demokrat u duk tepër serioz dhe me prezencë. Me poshtë do të gjeni të gjithë të ftuarit e kësaj jave në Opinion, jepni komentin tuaj në facebook sa i përket paraqitjes së tyre.  /Gerta Zaimaj- Opinion.al

 

Çfare do te beje Lulzim Basha #opinion #tvklan #live Dhjetor 2017

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

@blendifevziu Tradita e pijeve ne Shqiperi! #opinion Dhjetor 2017

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

 

Ilir Dushkaj Tradita e pijeve ne Shqiperi! #opinion #klan #tvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

@blendifevziu

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

 

 

@blendifevziu #backstage #live #opinion

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

 

Ylli Manjani #opinion #live Perleshja ne parlamen,ç’do te ndodhe?

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Pas