-Si u Veshën

Nga kombinimi i Elisa Spiropalit tek serioziteti i Blendi Klosit; kështu u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’

               Publikuar në : 14:24 - 25/05/18 |
Gerta

Përveç temave e debateve të forta, në ‘Opinion’ këtë javë kanë ardhur edhe të ftuar tepër simpatik sa i përket paraqitjes së jashtëme.

Më poshtë është përzgjedhur katërshja e radhës që do të komentohet në rubrikën  “Si u veshën”.

Iva Tiço- Si gjithmonë edhe këtë herë ajo nuk ka gabuar në përzgjedhjen e saj. E veshur me jumpsuit , në pastel, që duhet thënë është tendenca e kohës; sandale në gold, flokët e krehura drejtë, makijazh të lehtë, Tiço duket se ishte një nga të ftuarat e veshura më mirë gjatë kësaj jave në ‘Opinion’. Pamje tepër elegante dhe brenda etikës që kërkonte emisioni.

Saimir Kodra– Drejtuesi i emisionit “Stop”, ka zgjedhur të vij sportiv me xhaketë, xhinse dhe atlete, pa harruar aksesorët në dorë, që mesa duket i ka qejf dhe i ve shumë shpesh, ato kompletojnë lookun e tij sport-chic.

Elisa Spiropali- Deputetja e PS, ka ardhur po ashtu e veshur bukur në ngjyrat pastel, kombinuar me të bardhën. Një kombinim i mirë mes fustanit në pastel dhe xhaketës së bardhë, të cilat janë më në modë se kurrë. Krehja me onde dhe makijazhi  i lehtë i ka dhënë një pamje tepër simpatike Spiropalit.

Blendi Klosi- Këtë javë në studion e ‘Opinion’ ka qenë edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi. Klosi ka ardhur me veshje zyrtare, kostum, kollare dhe këpucë serioze. Gjatë daljeve publike Klosi ka një mbizotërim kostumeve në ngjyrë të errët, por është parë shpesh të luaj në ngjyrat e kollares, herë të hapura e herë të ndezura, kështu ka ardhur edhe këtë herë në ‘Opinion’, një kombinim interesant, me blusë, të bardhës dhe rozës me shkëlqim. Pamje që i dha shumë prezencë në studio.

Më poshtë ju sjellim edhe të ftuarit e tjerë të Opinion gjatë kësaj jave. Duke qenë se komentet, pëlqimet janë subjektive mbi veshjen jepni ju në facebook komentin tuaj për atë që ju duket veshja më e mirë dhe ajo më e keqe e kësaj jave./Gerta Zaimaj-opinion.al

 

@blendifevziu #opinion #live #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

 

 

 

Pas