-Si u Veshën, Kryesore

Nga Grida Duma tek Mustafa Nano; ja si u veshën të ftuarit në “Opinion”

Edhe këtë javë në Opinion do të përzgjedhim katër të ftuarit në panel të cilët ranë në sy për paraqitjen e tyre dhe mënyrën e të veshurit.

Grida Duma, deputetja demokrate simpatike edhe pse në “Opinion” ka ardhur e veshur serioze me këmishë dhe fund të gjatë, ka tërhequr sërish vëmendje pasi ishte tepër në formë. Fund i gjatë i zi, i ngushtë pas trupit, me këmishë të bardhë me vija në gri të errët, flokët e krehura nga jashtë, grim i lehtë e këpucë të kuqe; duket se Duma ka goditur në shenjë më këtë përzgjedhje. Tepër prezencë dhe në formë!

@gridadumaal #opinion #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Mustafa Nano, analisti kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se ka kritikuar moderatoret për zhveshje të tepruar në ekran, por si u vesh vet Nano në Opinion? Rrallë herë e sheh me kostum, gjithmonë eksperimenton në ngjyra, duke mos përjashtuar sa të kuqen, të verdhën apo blunë edhe në dimër, kur studion e dominojnë kostumet e errëta. Këtë herë Nano ka zgjedhur të vij në Opinion jo me ngjyra të ndezura. Xhaketë të zezë, këmishë të bardhë, pantallona në tonet e grisë dhe kollare me figura në ngjyrë blu, kafe, e të zezë. Kombinim i mirë mes ngjyrave që duket se janë tendenca e sezonit.

 

Një tjetër paraqitje e veçuar për këtë javë ishte edhe ajo e deputetet demokrate Oriola Pampuri.  Me pantallona të zeza, këmishë të zezë me lule dhe këpucë serioze ka ardhur Pampuri këtë javë në Opinion. Brenda stilit të saj në krehjen e flokëve dhe tualet tepër të lehtë, Pampuri ka ardhur thjeshtë dhe bukur.

Lorenc Vangjeli u rikthye këtë javë në Opinion, por pa surpriza në paraqitje dhe veshjen e tij. Kostum në ngjyrë blu të errët, këmishë në rozë të lehtë, në tone tepër të hapura dhe kollare në ngjyrë kafe të pjekur. Kombinim tepër ineresat dhe duket se i shkonte përshtat me pamjen e tij.

 

Komentet për veshjet janë tepër subjektive, ndaj dhe më poshtë po ju sjellim edhe të ftuarit e tjerë dhe komentoni vetë ju për veshjen më të bukur të javës./Gerta Zaimaj-Opinion.al

 

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko