Nga çorapet ngjyrë portokalli tek mungesa e kravatës, çfarë veshën të ftuarit e “Opinion” – Opinion – Faqja Zyrtare
-Si u Veshën, Te Fundit, Të Gjitha

Nga çorapet ngjyrë portokalli tek mungesa e kravatës, çfarë veshën të ftuarit e “Opinion”

selfie

Java që lamë pas ka sjellë në studion e emisionit “Opinion” debate të nxehta me tema të aktualitetit dhe të ftuar mjaft interesantë, të cilët përveç fjalës i japin rëndësi në këtë studio edhe imazhit. Veshja është një pjesë dominuese kur është fjala për imazhin dhe të ftuarit e “Opinion” kurrsesi nuk e kanë neglizhuar këtë element.

 

 

emisioni hene
Paneli i ditës së hënë ka qenë i përbërë nga gjashtë të ftuar meshkuj, ku tek të gjithë vihet re mungesa e kravatës.
Arjan Alikaj, nëndrejtori teknik i maternitetit “Koço Gliozheni” ka zgjedhur një këmishë të bardhë me fileto të hollë të zezë, duke eleminuar kështu kravatën dhe xhaketën, ndërkohë që Zv. drejtori i Senatoriumit Arjan Mezini ka zgjedhur njgyrën blu të errët për këmishën dhe xhaktetën.

Analisti Artur Zheji i ka qëndruar besnik stilit të tij të veshjes në studion e “Opinion”, me një këmishë të zezë paksa të zbërthyer, që e bën më të shkujdesur. Xhaketa, gjithashtu në ngjyrë të errët.

Gazmend Koduzi, ish-drejtor pranë ISKSH-së ka preferuar kontrastet duke zgjedhur një këmishë të bardhe me një xhakete të errët, në nuancat gri dhe blu, por sërish pa kravatë, çka e bën më sportiv kombinimin.

Erion Skendaj, gazetar i News 24 ka lujatur me nuancat e ngyrës blu, duke zgjedhur një këmishë në bojëqielli të hapur dhe një xhaketë në blu të errët. Gazetari Edmond Arizaj ka qëndruar tek klasikja e të zezës, por e sjellë në një stil shumë sportiv teksa ka kombinuar një T-shirt të zi, me xhaketë në të njëjtën ngjyrë, por gjithmonë pa kravate. I vetmi që i ka mbetur besnik kravatës si gjithmonë, është moderatori i emisionit, gazetari Blendi Fevziu.

blendi 2

 

Ndërkohë, paneli i ditës së martë, i fokusuar në modelin që zgjedhin shqiptarët për të ndjekur ka sjellë përplasje jo vetëm në mendime, por edhe në stilin e veshjeve.
Prezantuesja Floriana Garo ka zgjedhur nje fustan ngjyrë pana në një stil elegant dhe praktik njëkohësisht, kombinuar me këpucë në ngjyrë korali për të dhënë një imazh të ëmbël dhe serioz, ndërkohë që këngëtarja Greta Koçi ka ardhur më agressive dhe seksi në kombinimin e grisë me të zezën, në një bluzë dhe fund pas trupit, shoqëruar me sandale në formë rrjete.

 

floriana
Gazetari Berat Buzhala i ka qëndruar stilit klasik me xhaketë dhe kravatë, por jo me kostum duke e bërë pak më casual veshjen serioze. Bien në sy çorapet e tij ngjyrë portokalli.
Ndërkohë që moderatori Turjan Hyska ka zgjedhur një bluzë më praktike më jakë polo, një kombinim mes të dyjave stileve ka sjellë shkrimtari Albatros Rexhaj, i cili bluzën me jakë T në stilin sportiv e ka shoqëruar me një xhaketë ngjyrë uthulle.

 

emisioni 1
Enixhel Shkira ka vendosur të jetë seksi. Edhe pse se ka mbyllur deri në grykë fustanin e saj ku dominojnë ngjyrat e tokës, ajo ka nxjerrë në pah këmbët, që vështirë se mund të fshihen.
Gazetarja Zefina Hasani,ka zgjedhur një fustan të kuq me thyerje të zezë dhe prerje të drejtë, kombinuar me këpucë të zeza, në një linjë tërësisht klasike.
Ndërkohë tek moderatori Blendi Fevziu bie në sy loja me ngjyrat e kravatave. Gjetja e kësaj radhe ka qenë ngjyra portokalli.

portokalli

E mërkura ka sjellë në Opinion debatin për ligjin e importit të plehrave, me 6 të ftuar. Sa për stilin e të veshurit?

Artur Zheji vazhdon me këmishat e hapura dhe ngjyrat e errëta, ndërkohë që deputeti socialist Eduard Shalsi ka provon kontrastet, në këmishë të bardhë me xhaketë të errët dhe pantallona bezhë.
Gjergj Buxhuku dhe Nikolin Jaka kanë qëndruar tek kostumi klasik, por nëse i pari ka zgjedhur kontrastin me të bardhën, kreu i Dhomës së Tregtisë ka preferuar një këmishë blu.

 

treshja 2    treshja
Deputetja Mimoza Hafizi ka veshur pantallona të zeza dhe një këmishë krep të verdhë, ndërsa aktivisti Aldo Merkoçi ka mbetur tek ngjyrat e tokës dhe nuancat e kafes për këpucët, pantallonat e corapet, por mban kontrastin e të bardhës me të zezën, për xhaketën dhe këmishën.

 

basha
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë i ftuar përballë gazetarëve në “Opinion” ditën e enjte. Sikurse shihet edhe nga fotot, Basha ka ruajtur një stil klasik, me kostumin e zi, thyer me kravatën e kuqe.

dyshja
Me kostum janë veshur edhe gazetarët Erl Murati e Mentor Nazarko, por nëse i pari ka preferuar kravatën me këmishë të bardhë, i dyti ka zgjedhur një këmishë më neutrale, pa kravatë.

 

dyshja tjeterGazetarja Anila Basha mban një fustan bardh e zi, ndërkohë që besnikiI kostumit klasik me kravatë është edhe gazetari Lorenc Vangjeli.
Blendi Fevziu, këtë radhë kostumit të errët dhe këmishës së bardhë i ka vendosur kravatën e kaltër.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko