Sport, Te Fundit

Neymar refuzon t’i japë dorën kundërshtarit

Paris Saint- Germain shkatërroi dje skuadrën e Celtic duke fituar me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Neymar ishte një ndër lojtarët që shkëlqeu në fitoren e parizienëve. Por sulmuesi brazilian e ka humbur toruan gjatë ndeshjes së mbrëmshme për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të të riut Ralston.

Neymar e ka provokuar mbrojtësin e krahut, i cili debutoi si 18-vjeçar në Ligë të Kampionëve me këtë ndeshje, duke ia treguar tre gishta pasi PSG e shënoi golin e tretë ndaj Celtic.

Por, në fund të ndeshjes Ralston tentoi ta harrojë dhe lërë në fushë atë që kishte ndodhur gjatë ndeshjes, duke ia zgjatur dorën lojtarit më të shtrenjtë në botë.

Veprimi i Neymarit është i pabesueshëm pasi refuzoi t’i jepte dorën kundërshtarit të tij. Ndërkohë nuk dihet se cfarë i ka thënë braziliani të riut Ralston pasi refuzoi që të shtrëngonte dorën.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko