Sport

Neymar: Jam tepër i frikësuar, shpresoj që të jetë Botërori im

               Publikuar në : 17:51 - 16/05/18 |
m.b

Sulmuesi i Brazilit, Neymar po bënë të pamundurën për të qenë në Botëror me Brazilin, por është shprehur se ndihet shumë i frikësuar për rikuperimin e  tij.

“Askush nuk është më i frikësuar sesa unë. E di që njerëzit janë në ankth dhe mezi presin rikthimin tim në fushat e lojës, por askush nuk është më shumë në ankth sesa mua. E them me bindje se askush nuk ka më shumë frikë sesa unë” shprehet ylli i kombëtares së Brazilit, për televizionin brazilian “Globo”.

Sulmuesi i Paris SG u dëmtua në këmbën e djathët më 25 shkurt gjatë ndeshjes me Marsejën, ku më pas u operua dhe nisi fazën e rikuperimit për të qënë i gatshëm në Botëror.

Javën e shkuar, sulmuesi Brazilian u rikthye në stërvitje me skuadrën franceze, ndërsa mund të kthehet të luajë më Kombëtaren më 3 qershor, në ndeshjen miqësore ndaj Kroacisë.

“Falë Zotit kam një tjetër mundësi për t’u shpallur kampion i botës me Kombëtaren time. Është një ëndërr e imja që në vogëli, e tashmë është kthyer edhe në objektivin parësor. Shpresoj që të jetë Botërori im” ka shtuar më tej Neymar.

Pas