-Kulturë, Metro

Nëse partneri juaj i përket njërës prej këtyre shenjave të horoskopit, bëni kujdes

Edhe pse jo çdokush beson, shumica rendin pas karakteristikave sipas shenjës së horoskopit. Kjo jo pa arsye, pasi ka ndodhur shpesh që njerëz të së njëjtës shenjë kanë pasur pothuajse të njëjtin karakter apo pasione. Por, cilat janë katër të përzgjedhurit e zodiakut, që priren të tradhtojnë sa ju jepet mundësia?

BINJAKËT

Arsyeja pse i dëshironi binjakët në jetën tuaj është se prania e tyre ngjason me ajrin e freskët pranveror. Por, nga ana tjetër, ata ndryshojnë humorin e dëshirat më shpesh nga ç’e imagjinojmë. Kështu, nëse ju kanë falur zemrën, nuk është për shumë gjatë, pasi do të rendin pas një “dëshire” të re në pak kohë.

LUANI

Luani do të rendi drejt pikës më të nxehtë të vëmendjes. Nëse nuk po i trajtoni siç duhet, dijeni se i keni humbur. Lidhjet kanë ngritjet e tatëpjetat e veta, por një luan do vetëm këtë të fundit.

UJORI

Ujorët janë fantastikë, por kur vjen puna tek lidhjet, mund të tregohen më të këqinj nga ç’e mendoni. Mund t’ju tradhtojnë, sepse për ata gjërat nuk funksionojnë si për shumicën e njerëzve. Do të tregohen të ftohtë e kalkulues dhe do t’ju shpjegojnë arsyen pse ju e patët fajin që iu tradhtoi…e do t’ju thyejë zemrën pa të keq!

DEMI

Nuk lidhen me tradhtinë si fenomen, por e shohin atë si një aventurë dhe risk të marrë mbi supe. Natyra e lirë që i karakterizon i shtyn drejt një eksperience të re. Kujdes, mund të duan t’ju tërheqin dhe ju nga pas!/Bordo

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko