-Teknologji

Nëse ju nuk hiqni dorë nga varësia prej Instagramit dhe Facebook-ut, do ta bëjnë ato për ju

Facebook dhe Instagram së shpejti do të mund t’ju tregojnë se sa kohë kaloni ju në aplikacionet e tyre. Të dyja rrjetet sociale kanë investuar në opsione të reja menaxhuese të cilat i lejojnë përdoruesit të shohin sa kohë kanë kaluar aty dhe do t’i kujtojnë kur është koha e nevojshme për të bërë një pushim.

Lajmërimi është bërë nga vetë Facebook të mërkurën. Gjatë javëve të shkuara janë zbuluar disa foto se si do të duken këto opsione të reja, dhe janë mjaft të ngjashme me ato të Apple dhe Google. Ka tabela me statistika dhe tregojnë sa kohë këni shpenzuar në javë. Nëse dëshironi të reduktoni minutat, mund të vini një alarm dhe vetë aplikacioni do t’ju lajmëtrojë që është koka për pushim kur të këni përmbushur normën.

Qëllimi, sipas kompanive, është që të sigurohet se dy aplikacionet të shfrytëzohen me një qëllim të caktuar, pozitiv dhe inspirues. Dy kompanitë po përpiqen të shmangin përhapjen e dembelizmit dhe kontaktin me përmbajtje të dëmshme./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko