-Kronikë

Nëna nuk i dha lekë, 23-vjeçari e dhunon dhe vjedh shtëpinë  

               Publikuar në : 13:10 - 06/08/18 |
m.b

 

Një grua 62-vjeçare është bërë objekt i dhunës së të birit 23-vjeçar në qytetin e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”, ku policia ka kryer edhe arrestimin e djalit të 62- vjeçares, i cili përveç dhunës në familje, akuzohet edhe për vjedhje.

Policia tha se shërbimet e Komisariatit Nr.3 kryen arrestimin e 23-vjeçarit me iniciale I.L., i dënuar edhe më parë. Ky shtetas, pasi nuk ka bindur të ëmën, shtetasen me iniciale R.M., që t’i jepte para, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Më pas ka vjedhur disa orendi shtëpiake, në kohën që e ëma nuk ndodhej në shtëpi.

Policia tha se ka plotësuar kërkesëpadinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 62-vjeçaren, ndërsa ka kryer arrestimin e djalit të saj.

Njoftimi i policisë

“Më datë 04.08.2018 u arrestua shtetasi I.L., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën ‘Don Bosko’, në banesë, i ka vjedhur disa orendi shtëpiake, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, R.M., 62 vjeçe, së cilës iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’”.

Një tjetër rast i dhunës në familje është identifikuar edhe në zonën e Kamzës ku një 43-vjeçare me iniciale F.T., ka kërkuar mbrojtje pranë Komisariatit Nr.5, pasi i biri adoleshent ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. / Opinion.al

 

Pas