-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro

Nëna mos i tundni të vegjlit tuaj, mund ti shkaktoni dëmtime serioze

Quhet “sindroma e tundjes së bebit” dhe ka alarmuar neurologët dhe psikiatrit nëpër botë. Kjo sindromë konsiston në maninë e prindërve për të tundur fëmijën e vogël, por nëse e bëjnë shpesh dhe tregohen të pakujdesshëm mund të shkaktojnë dëmtime të pariparueshme te bebet.  Zakonisht prindërit i tundin fëmijët me qëllim që t’i pushojnë së qari, ose si një lloj përkëdheljeje, por në fakt po i sjellin dëmtime.

Nëse ju e tundni fëmijën në një mënyrë të pakujdesshme, mund t’i shkaktoni dëmtime neurologjike por edhe fizike. Në fakt neurologët këtë nuk e quajnë aspak përkujdesje por një keqtrajtim ndaj fëmijës. Për këtë arsye ka nisur një fushatë sensibilizuese për prindërit, me moton “Mos e tund”, në mënyrë që të paralajmërojë prindërit për dëmet që mund të sjellin.

Zakonisht prindërit e frustruar për të qetësuar fëmijën e tyre, e tundin shumë fortë, dhe dëmtimet e shkaktuara njihen sot me emrin “sindroma e tundjes së bebit”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko