InstaBIZ

Nën kryetarja e LSI-së bëhet nënë për herë të dytë, ja emri që i ka vendosur vajzës

Nënkryetarja e LSI-së e cila kohë më parë lajmëroi për shtatzëninë e saj në spektaklin C’est la vie ka sjellë në jetë një vajzë me emrin Nikol. Bëhet fjalë për Erisa Xhixhon ish-deputeten që nëpërmjet një postimi në Instagram na ka lajmëruar se vajza e saj ka ardhur në jetë pikërisht në ditën e lindjes së djalit të saj të parë Henri. Siç duket tashmë motër e vëlla do ta festojnë ditëlindjen së bashku në vazhdim dhe besoj nuk ka dhuratë më të bukur sot për Henrin sesa motra e tij Nikol.

Erisa në foton e postuar ku duket dora e vogëlushes i ka bashkangjitur edhe një shkrim emocionues ku shkruhet:

 

Ka lindur nje engjell😇 me emrin Nikol qe erdhi ne shtepi per te festuar ditelindjen e vellait Henri😍🎉…E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti🙏😍❤️

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko