Kronikë

Në vend të serave me domate, mbillnin marijuanë; kapen mat shqiptarët

               Publikuar në : 21:54 - 12/07/18 |
rel d

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane së bashku me dy rumune, pasi u zbulua kultivimi i marijuanës në serat me domate.

Mediat italiane shkrujanë sot se në pranga ranë Andi Sina, 36 -vjeç, pronari i biznesit dhe 18-vjeçari Enio Toska, që punonte bashkë me të.

Sera me domate ishte në Ragusa, ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve. Sipas policisë, bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore.

Në pranga u vunë edhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç. Pas kontrollit në serë policia kontrolloi edhe banesën ku rrinin të ndaluarit.

Si provë materiale u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete.

Ata akuzohen edhe për vjedhje të energjisë elektrike, që e përdornin gjatë procesit të kultivimit të lëndës narkotike.

 

Pas